Deputetja italiane: Votoni për një njeri të madh si Berisha për të ndryshuar fatin tuaj! Italia nuk do t’u braktisë kurrë

Deputetja italiane: Votoni për një njeri të madh si Berisha për të ndryshuar fatin tuaj! Italia nuk do t’u braktisë kurrë
Deputetja e Forza Italia, Erica Mazzeti, ishte sot e pranishme në takimin elektoral të liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Dimal të Beratit, ku mbajti një fjalim përpara qytetarëve të mbledhur.

Në fjalën e saj, Mazzeti shprehu mbështetjen e plotë për Berishën dhe vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë:

Fjala e deputetes së Forza Italia, Erica Mazzeti

Faleminderit të gjithëve dhe ju uroj një ditë të mbarë! Faleminderit që jeni kaq shumë për një njeri të madh si Berisha. Keni fatin të jetoni në një tokë të bukur. Jeni njerëz të mrekullueshëm, sepse ne italianët e dimë sa vleni. Ju kemi pritur me krahë hapur dhe ju i keni dhënë shumë vendit tonë. Jemi krenarë që jemi miq. Ekziston një miqësi e thellë mes Italisë dhe Shqipërisë, dhe kjo miqësi duhet të forcohet edhe më shumë. Dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me kryeministrin Berisha.

Tani i takon secilit prej jush. Të dielën më 11 maj shkoni të votoni. Sillni njerëz për të votuar, për të ndryshuar fatin tuaj. Mund të bëjmë shumë gjëra mes Parlamentit Italian dhe atij Shqiptar, por duhet të bashkëpunojmë me një njeri si Berisha, që njeh ekonominë, territorin, bujqësinë, infrastrukturën, shëndetësinë dhe arsimin e këtij vendi të bukur.

Italia nuk ju ka braktisur kurrë dhe nuk do t’ju braktisë as tani. Edhe këtë herë jam e sigurt që do të bëjmë gjëra të mëdha së bashku. Qeveria italiane e qendrës së djathtë po fokusohet shumë te vendet fqinje dhe mike, për të punuar së bashku. Sepse puna i jep dinjitet njeriut, dhe ne duam t’u japim dinjitet të gjithë qytetarëve evropianë dhe fqinjëve tanë.

Ju presim në familjen e madhe të Partisë Popullore Evropiane, atje ku bëjmë gjërat së bashku. Mund të ndërtojmë një të ardhme së bashku dhe të krijojmë një botë më të mirë për të gjithë. Sepse ne duam mirëqenie për të gjithë, dinjitet për të gjithë dhe që të gjithë të kenë mundësinë të punojnë dhe të fitojnë mirë. Edhe shëndeti është i rëndësishëm, shëndet për të gjithë qytetarët.

Shikoj shumë vajza dhe djem të vegjël që kanë të drejtë të rriten në një vend të sigurt, me një sistem shëndetësor të sigurt, shkollim të sigurt dhe drejtësi të sigurt. Sepse sipërmarrësit duhet të kthehen e të investojnë në këtë tokë të bukur dhe ju mund të punoni së bashku.

Ju lutem, shkoni të gjithë për të votuar të dielën më 11 maj. Bindni miqtë, të afërmit, të njohurit, sepse sot fati i Shqipërisë është në duart tuaja. Me votën tuaj mund ta ndryshoni këtë komb. Dhe unë do të kthehem këtu për të festuar me ju dhe për të bërë një program së bashku mes Italisë dhe Shqipërisë, si në kohët e Silvio Berluskonit.

Faleminderit!

Share it :