Pritje madhështore në Kurbin, Berisha: Ramën e pret burgu në SHBA tek McGonigal

Kurbini i ka rezervuar sonte një pritje madhështrore Berishës. I gjithë qyteti ka dalë në shesh me Berishën, një shejë e fitores me 11 maj. Nga Kurbini Berisha ka bërë deklaratën e fortë se Ramën e pret burgu në SHBA tek McGonigal.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në Laç, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai është “futur në rreth të kuq” dhe po “numëron ditët e fundit”.

Berisha theksoi se rezoluta e fundit e Partisë Popullore Europiane e cilëson Ramën si të lidhur me krimin, ndërsa shtoi se kauza e opozitës ka triumfuar në Valencia.

Ai u ndal edhe te dosja McGonigal, duke thënë se kjo çështje po e ndjek Ramën si fantazmë dhe se “me thesin prej 250 mijë eurosh” që ka përdorur për të korruptuar ish-agjentin e FBI-së, fundi i tij do të jetë në burg.

“Edi Rama është futur në rreth të kuq, po numëron ditët. Ju e dëgjuat rezolutën e PPE-së, partisë së madhe që drejton Europën, që e njohin Ramën si bajloz të lidhur me krimin. Në Valencia triumfoi kauza juaj, triumfuan idealet tuaja të lirisë, idealet për një Shqipëri pluraliste dhe mori goditje fatale Edi Rama dhe bandat e tij e kudo që shkon e ndjek si fantazmë dosja MGonigal, ka mbi supe thesin me 250 mijë euro me të cilin korruptoi McGonigal. Do shkojë në burg si ai”, tha Berisha.

Share it :