Berisha: Jam zotuar para Ismail Qemalit se Edi Ramën do ta largoj nga Shqipëria, do ta çoj në Beograd!
Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në Vlorë se, jam zotuar para Ismail Qemalit se Edi Ramën do e largoj nga Shqipëria, do e çoj në Beograd! Berisha iu drejtua vlonjatëve, e kuptoni ju, u thotë vlonjateve se unë kam investuar në Vlorë 1 miliardë e 230 milionë euro.
Berisha: Pra, të qëndrosh në anën e drejtë të historisë do të thotë që Vlora të shfrytëzojë potencialet e saj të jashtëzakonshme turistike.
Po, Vlora ka potenciale të jashtëzakonshme historike.
Më thoni pak, 12 vite ujërat e zeza nga Semani gjer te Kepi i Stillës, të gjitha derdhen në det.
Të gjitha derdhen në ujëra dhe nuk ka një plazh me flamur blu evropian ai që flet për Europën.
Çfarë bën? Vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh.
Po e përsëris edhe para jush, degradimi ekstrem i njeriut është kur beson gënjeshtrën e tij.
Dhe ky njeri ka degraduar në shkallë ekstreme dhe beson gënjeshtrën e tij dhe mendon se mund të mashtrojë vlonjatët dhe shqiptarët.
Erdhi këtu dhe tha se kemi investuar 1 miliardë e 230 milionë euro.
I paturp! E di ç’do të thotë 1 miliardë e 200 milionë euro.
Atëherë na del se pllakat e bulevardit, të cilin ua them se ishte më i mirë projekti i Kristo Themelkos se sa projekti i tij, se ai projekt nuk e përmbyste Vlorën, kurse ky në çdo shi përmbys Vlorën.
Pra, e kuptoni ju, u thotë vlonjateve se unë kam investuar në Vlorë 1 miliardë e 230 milionë euro.
Pastaj përralla me mbret.
230 milionë ujësjellësa në fshat. Ujësjellësi i Trevëllezërve nuk punon. Vlora është pa ujë. Orikumi, e ndërtuam ne, përsëri ka probleme.
Ky mendon se do mund të ngopë vlonjatët me mashtrime.
Miq, të qëndrosh në anën e historisë do të thotë të qëndrosh në anën e botës së lirë, të vendeve të lira.
Po çfarë thonë vendet e lira për Edi Ramën?
Edi Rama është në rreth të kuq.
Ai që u përpoq të zhdukë opozitën, ai që u përpoq në shpirtin e Spiro Kolekës dhe Enver Hoxhës për një Shqipëri pa opozitë, ai sot është në rreth të kuq dhe është i pashpresë.
Ai që besoi se izoloi opozitën, ai sot është më i damkosur se çdo drejtues tjetër pas Lukashenkos në Europë.
Në 5 muaj, 4 rezoluta ndërkombëtare si për asnjë vend tjetër e shpallin Edi Ramën armik të votës së lirë.
E shpallin Edi Ramën narkodiktator.
E shpallin Shqipërinë, narkoshtet.
E shpallin drejtësinë e Edi Ramës, të kapur nga politika.
Shpallin zgjedhjet në Shqipëri, farsë elektorale.
Vlonjate dhe vlonjatë, 11 Maji ndan historinë, historinë e lirisë me historinë e dhunimit të lirisë.
Historinë e votës së lirë me historinë e votës së dhunuar.
Ora e historisë u fton ju të qëndroni.
Edi Rama të ardhme nuk ka.
Tani do u rrëfej një gjë.
Jam këtu në këtë shesh, kur erdha në Vlorë, që nisa lëvizjen, unë para Ismail Qemalit kam bërë një betim.
Jam betuar para tij se këtë tradhtar do e largoj nga Shqipëria.
Do e çoj në Beograd.
Do e bëj këtë për Ismail Qemalin.
Do e bëj këtë për cdo shqiptar.
Do e bëj këtë për Vlorën.
Do e bëj këtë për Shqipërinë.
Edi Rama, je në rreth të kuq.
Fundi të pret.
Edi Rama, nuk mund të luash ti me fatin e Shqipërisë.
Nuk luan dot ti me lirinë e shqiptarëve, me dinjitetin e tyre, me të ardhmen e tyre.
Rroftë Vlora, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!