Edhe Vlora në këmbë me Berishën!

Edhe Vlora në këmbë me Berishën!

Mijëra qytetarë të Vlorës i kanë rezervuar një pritje madhështore të liderit të opozitës, Sali Berisha, në takimin përmbyllës elektoral për zgjedhjet e 11 majit.

Qytetarët e entuziazmuar i kanë shprehur mbështetjen e tyre për PD-ASHM, duke i dhënë një mesazh të qartë mazhorancës socialiste.

Kujtojmë se të gjitha takimet e zhvilluara nga lideri i opozitës, Sali Berisha në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, kanë marrë mbështetjen e qindra mijërave shqiptarë kudo nëpër Shqipëri, por edhe në diasporë.

Një pritje e tillë madhështore ju rezervua kreut demokrat edhe gjatë takimit te pasdites në Fier.

Share it :