Leskaj: Programi i PD eshte i të gjithëve, zgjidhjen e jep vetëm doktor Sali Berisha!

Leskaj: Programi i PD eshte i të gjithëve, zgjidhjen e jep vetëm doktor Sali Berisha!

artia Demokratike dhe ASHM zhvilluan një takim përmbyllës të fushatës elektorale në Vlorë.

Drejtuesi politik i PD në këtë qark, Bujar Leskaj tha gjatw fjalws sw tij se, vizionin ekonomik e ka vetëm programi i Partisë Demokratike, programi ynë është një program me vizion me përgjegjësi dhe ndërgjegje kombëtare.

“Në qendër të politikave tona është individi, është qytetari, është fermeri, biznesi i vogël dhe i mesëm, pensionisti, emigranti, është familja vlonjate. Për ne të dashur vëllezër dhe motra, kryefjala e punës tonë në këto muaj ka qene dhe mbetet, prezantimi i programit tonë. Sepse ne jemi të bindur që për 12 vite, qytetarët vlonjate, banorët e qarkut Vlorë, e njofin shumë mirë sektin Rama sepse janë përballur me monstruozitetet e qeverisë Rama që vetëm qeverisje nuk mund të quhet, por vetëm keqqeverisje dhe korrupsion.

Sot ne Vlorën tonë të dashur mungojnë shërbimet bazike, lagjet dhe njësitë administrative të Vlorës dhe të Selenicës kanë probleme të theksuara në infrastrukturë, vuajnë mungesën e furnizimit me ujë. Sot në vitin 2025, problemet me ndriçimin, shpopullimin etj. Duke vazhduar më tej me monumentet e korrupsionit që Rama ka ndërtuar në këto 12 vite. Shprehje e korrupsionit e urrejtjes që ai ka ndaj Vlorës dhe vlonjateve siç janë denatyrimi i sheshit të flamurit, grabitja e portit të Vlorës, TEC-et, tuneli i Llogorasë, pronat në bregdet.

Gjendemi përballë një momenti historik. Vlonjatet dhe shqiptarët kanë dy rrugë. Ose të votojmë në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të mirëqenies së tyre për të ardhmen evropiane, për të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve të tyre në një Shqipëri dhe në një Vlorë madhështore ose rruga e dytë është rruga e kapitullimit përballë autokracisë, kapjes së shtetit, korrupsionit, krimit të organizuar, shpopullimit masiv, varfërisë dhe gjithë antikombëtaristëve.

Por ne qytetarët vlonjatë në historinë e Shqipërisë asnjëherë nuk kemi kapitulluar. Përkundrazi ne kërkojmë progresin, të ardhmen e fëmijëve tanë dhe familjeve tona.

Kush është më i miri për këtë situatë. Kush e sjell ndryshimin për Vlorën dhe për Shqipërinë. E sjell kryetari i sektit Rama që është përgjegjës për këtë gjendje, jo dhe natyrisht jo.

Përgjigja është shumë e thjeshtë, zgjidhjen e jep vetëm doktor Sali Berisha, programi i Partisë Demokratike dhe të gjithë ne.

PD dhe AMSH kanë program, projekt madhor kombëtar për vetë rëndësinë historike që kanë këto zgjedhje.

Është ekonomia dhe vetëm ekonomia për çdo zhvillim kombëtar faktori në çdo zhvillim kombëtar sidomos në këtë situatë të vështirë që ne po kalojmë. Vizionin ekonomik e ka vetëm programi i Partisë Demokratike. Programi ynë është një program me vizion me përgjegjësi dhe ndërgjegje kombëtare”, u shpreh Leskaj.

Share it :