Berisha: Javën e parë taksa ‘Rama’ hidhet në Drin. Në Shqipëri nuk do të ketë pas 100 ditësh, asnjë shqiptar që jeton në varfëri të skajshme

Berisha: Javën e parë taksa ‘Rama’ hidhet në Drin. Në Shqipëri nuk do të ketë pas 100 ditësh, asnjë shqiptar që jeton në varfëri të skajshme

Gjatë fjalë së mbajtur në Has, në takimin përmbyllës të fushatës elektorale, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi angazhimet konkrete të koalicionit opozitar për 100 ditët e para të qeverisjes, duke u zotuar se në Shqipëri nuk do të ketë më asnjë qytetar që jeton në varfëri të skajshme.

Berisha u ndal te padrejtësitë sociale dhe ekonomike që, sipas tij, kanë rrënuar jetën e shqiptarëve nën qeverisjen e Edi Ramës dhe premtoi masa të menjëhershme për uljen e çmimeve, rritjen e pensioneve e pagave, dhe heqjen e taksave abuzive.
Pjese nga fjala

Dy ditë më parë një drejtor i rëndësishëm më dërgonte një mesazh rrëfimi. Doktor thoshte, do të tregoj dramën e historisë time.

Drama e historisë ishte kjo! Atë, drejtor e kishte bërë një bandit i cili tek ministri, i kishte kërkuar emëroje drejtor. Por me çfarë kushti? Hera e parë që e dëgjoja dhe unë. Me kushtin që ky drejtor, do ti jepte banditit rrogë 10 mijë euro çdo muaj.

Dhe unë sot thotë, më mirë të mos jem, sepse nëse nuk bëj 10 mijë eurot nuk e di çfarë më pret.

Por për ti bërë 10 mijë eurot, unë duhet të plaçkis njerëzit e varfër.

Ky është një shembull i një njeriu që më në fund gjeti forcë te vetja e tij për të rrëfyer një sistem plaçkitës ndaj jush.

Kurse të tjerë që kanë grabitur 130 mln euro dhe që nuk ekzistojnë kund, as nam as nishan, sillen vërdallë dhe ju bëjnë moral.

Pra çfarë ndodhi me ne?

Në 12 vite pensionet mbetën thuaj ato që ishin.

Rrogat një rritje fare të parëndësishme.

Çmimet u dyfishuar. Sofra u zvogëlua. Nuk kishte më vend për pjatat që duhet të shtroheshin, familjet detyroheshin tu thonin fëmijëve, merrni rrugët e dheut.

Kjo është e vërteta.

Ndaj dhe ne si koalicion kemi një program me të cilin, në mënyrën më të vendosur në 100 ditët e para nxjerrim çdo shqiptar nga varfëria e skajshme.

Në Shqipëri nuk do të ketë pas 100 ditësh, asnjë shqiptar që jeton në varfëri të skajshme. Dhe kjo realizohet duke vendosur minimumin jetik, 200 euro për çdo shqiptar, në punë pa punë çfarë do që të jetë, por që merr më pak se 200 euro.

560 mijë pensionistë marrin sot një pension nga 60-172 euro. Që të gjithë do të marrin 200 euro pas 100 ditësh.

Rrogat e ulëta, nuk do të ketë rrogë të ulët ndën 500 euro.

Pensionistët dhe rrogëultit do të ketë kartën e konsumatorit me të cilën do të blejnë, bukën, vajin, sheqerin, mishin dhe të gjitha produktet e shportës bazë, 20% më lirë se të tjerët. Do u kthehen 450 euro në vit me kartën e konsumatorit.

Do ulim çmimin e energjisë në 7 lek.

Do ulim naftën, qindarkë për qindarkë, aq sa është në Kosovë dhe në Maqedoni.

Javën e parë taksa Rama hidhet në Drin.

Nuk do të paguani kurrë më ju taksë për të ardhur në Tiranë, dhe jo një por dy, ta dinë mirë. Javën e parë ato zhduken nga autostrada.

Rrogat mesatare do rriten në 1250 euro.

Rrogat e mësuesve në 1500 euro.

Rrogat e mjekëve dhe infermierëve do të dyfishohen.

Fermerët e Hasit do të marrin të njëjtat subvencione që marrin fermerët në Kosovë e Maqedoni. Dmth, 5 herë më shumë seç marrin sot.

Sot kanë 32 mln euro, do të jenë 230 mln euro.

Miq, me të gjitha këto ne krijojmë një normalitet në këtë vend, e bëjmë Hasin dhe Shqipërinë të jetueshme. Por jo vetëm kaq.

Bizneset e vogla, energjinë do ta paguajnë me 3 herë më lirë, 6 lek kilovatin.

Tarifa e ujit do të përgjysmohet. Tavanet për tatim fitimin dhe TVSH do rriten nga 100-120 mijë që janë sot, në 180 mijë.

Zgjerimi i biznesit, suksesi i tij është qëllimi ynë.

Bizneset e mëdha do kenë taksën e sheshtë 10%. Po taksa 10% miqtë e mi, do të thotë për të gjithë ata që marrin rrogë mbi 500 euro, do të thotë rritje 13% e rrogës me një vendim, paguajnë 23%.

TVSH do të zbresë në 15%.

Share it :