Berisha: Kërkojmë 100 ditë nga qytetarët shqiptar për të transformuar Shqipërinë, për ti dhënë çdo shqiptari një mundësi të re

Berisha: Kërkojmë 100 ditë nga qytetarët shqiptar për të transformuar Shqipërinë, për ti dhënë çdo shqiptari një mundësi të re

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit të mbajtur me demokratët e Mirditës, u shpreh me tone të forta dhe premtime të qarta për transformimin e Shqipërisë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së tij.

Ai theksoi rëndësinë e një mundësie të re për çdo qytetar shqiptar, duke vënë theksin te rikthimi i dinjitetit, mirëqenies ekonomike dhe largimi nga varfëria e thelluar që, sipas tij ka përfshirë vendin nën qeverisjen aktuale.

Berisha prezantoi një sërë masash konkrete që synojnë rritjen e mirëqenies, punësimin, uljen e taksave dhe lehtësira për bizneset, si dhe mbështetje për të rinjtë, familjet dhe mërgimtarët shqiptarë

Minierat e Mirditës.
Do bëhet çdo gjë që të jenë qytetarët e Mirditës që të përfitojnë të parët. Me rentën, dhe të gjitha të tjerat.
Bizneset, taksa 10% më e ulëta në Europë.
Energjia 6 lek, nga 18 që është sot.
Suksesi i biznesit është qëllim madhor i yni. Suksesi i biznesit është punësim, është rritje rrogash.
Në këtë mënyrë ne e ngrejmë Mirditën në kreshtën e madhështisë së saj. Ne e ngrejmë Shqipërinë më madhështinë e saj.
Miq.
Me 11 maj nuk votohet thjeshtë për një parti, në fakt si rrallë ndonjëherë në histori, votohet për kombin, i cili po pakësohet në mënyrë të tmerrshme.
Votohet për vendin i cili po shkretohet.
Votohet për qytetarët që varfërohen në mënyrë të frikshme.
Ky program është një mundësi e re për çdo shqiptar. Garantoj të rinjtë se qëllimi ynë më madhor, është rikthimi i kombit në moshën e rinisë së tij.
Ndaj dhe do të dyfishojmë shpenzimet për arsimin, hiqet mesatarja.
Përfundimi i universiteteve do bëhet çdo gjë që të punësohen. Qeveria do paguajë sigurimet e tyre shëndetësore.
Çdo çift i ri do ketë një grant 30 mijë euro për një çati.
Çdo fëmijë i parë do ketë një bonus prej 70 eurosh na vazhdim.
Çdo fëmijë i dytë 60 euro në muaj.
Fëmija i tretë do përballohet nga shteti me të gjitha shpenzimet gjer në moshën 23 vjeçare.
Prova jonë është e vështirë. Prova jonë është të rikthejmë qindra mijëra të rinj që u larguan nga Shqipëria.
Të rikthejmë mirditorët ku janë e ku nuk janë dhe shqiptarët, që të vijnë të ndërtojnë ëndërrën në Shqipëri.
5 vite pa asnjë taksë për çdo shqiptar që kthehet nga mërgimi.
Kredi të buta për strehim, grante dhe kredi për strehimin e tyre.
Pra ajo çka unë kërkoj nga çdo mirditore dhe mirditor, nga çdo shqiptare dhe shqiptar, kërkoj 100 ditë, vetëm 100 ditë.
Edi Rama mashtroi shqiptarët në 12 vite, u premtoi shëndetësinë falas, tani paguajnë qimet e kokës për shëndetin e tyre.
U premtoi ushqimet me taksa të ulëta, tani shumë prej tyre mezi mbyll muajin për kafshatën.
U premtoi ushqimet me çmime të ulëta, por sot o miqtë e mi, 21% e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte buk në ditë.
Premtoi punësimin dhe përzuri 1 mln shqiptarë, kurse ne Aleanca jonë, Partia Demokratike kërkojmë 100 ditë për të vendosur minimumin jetik, 200 euro për çdo shqiptar.
Kërkojmë 100 ditë për të vendosur kartën e konsumatorit.
Kërkojmë 100 ditë për të vendosur listën e Republikës Italiane për rimbursimin e ilaçeve në Shqipëri.
Kërkojmë 100 ditë për të vendosur rrogën minimale 500 euro.
Kërkojmë 100 ditë për të ulur energjinë elektrike nga 8.5 lek, në 7 lek për qytetarin. Për të ulur energjinë elektrike nga 18 lek në 6 lek për biznesin.
Kërkojmë 100 ditë për të ulur tatim fitimin nga 23% në 10%,.
Kërkojmë 100 ditë për të ulur TVSH nga 20 në 15 %.
Kërkojmë vetëm 100 ditë për të nxitur biznesin dhe përmbysur klimën, për të vendosur taksën 10% nga 23 për qind që është sot.
Pra kërkojmë 100 ditë nga qytetarët shqiptar për të transformuar Shqipërinë, për ti dhënë çdo shqiptari një mundësi të re.
Për të rikthyer paratë tek shqiptarët, për të ecur së bashku në rrugën e besimit të këtij vendi, në rrugën e madhështisë të Mirditës dhe Shqipërisë.

Share it :