Fitorja e PD do thellohet në qarkun Lezhë’/ Mëlyshi: Mirdita do tregojë më 11 maj se është kreshtë e demokracisë

Fitorja e PD do thellohet në qarkun Lezhë’/ Mëlyshi: Mirdita do tregojë më 11 maj se është kreshtë e demokracisë

Kryetari i bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, mbajti fjalën e tij në një nga takimet përmbyllëse të kreut të opozitës, Sali Berisha, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit 2025. Mëlyshi theksoi se që prej vitit 1990, Miredita ka qenë gjithmonë lajmëtare e ndryshimit dhe demokracisë.

Ai u shpreh besimplotë se fitorja e së djathtës do të thellohet në qarkun e Lezhës me më shumë mandate për demokratët. Në fjalën e tij, ai vuri theksin te kriza ekonomike që po përjetojnë familjet mirditore, duke e cilësuar minimumin jetik aktual si tallës dhe diskriminues. Sipas tij, programi i koalicionit opozitar synon rritje të ndihmës ekonomike, pensioneve dhe ulje të çmimit të naftës.
Fjalimi

Miredita, që nga viti 1990, gjithmonë ka qenë lajmëtare e së resë, e ndryshimit dhe e demokracisë, kështu do të jetë ajo edhe kësaj radhe, ashtu si i gjithë qarku Lezhë.

Më 11 maj, jo vetëm që do të përsëritet fitorja e së djathtës në këtë qark, por jemi besimplotë se ajo do të thellohet me më shumë mandate për demokratët që kanë qenë gjithnjë në këto vite qëndrestarë të paepur kundër keqqeverisjes, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Vëllezër dhe motra, shpesh si kryebashkiak ndihem keq dhe kokëulur kundrejt krizës ekonomike që na ka mbërthyer familjet mirditore.
Një minimum jetik tallës dhe diskriminues ndaj jetës, duke e krahasuar atë me kafshët e Bashkimit Evropian, është 2 fish më i ulët.

Dhe ne na tundet një pasaportë e Bashkimit Evropian para syve, a thua se çdo hall tjetër është mbyllur e çdo standard është arritur.

Mirditorët dhe shqiptarët largohen nga ky vend pikërisht nga pamundësia e këtyre standardeve, e prandaj të nderuar motra e vëllezër, mos votoni politikisht, votoni ekonomikisht.

Programi i koalicionit tonë, ofron mundësi ekonomike për çdo familje shqiptare, rritja e minimumit jetik në jo më pak se 200 euro, rritja e pensionit minimal në 200 euro dhe çdo pension tjetër me 20%.

Mbështetje për studentët me 200 euro, mbështetje për familjet në nevojë me kartën e konsumatorit, ulja e çmimit të naftës 30-40% e shumë mbështetje të tjera nga shteti.

Mirditorët i janë mirënjohës Sali Berishës për Rrugën e Kombit dhe sot e kësaj dite.

Fitorja e PD në këto zgjedhje do t’i rikthejë vëmendjen qeverisë nga projektet e tjera rrugore infrastrukturore që janë të lidhura me zhvillimin ekonomik, turistik dhe agroturistik të Mirditës.
Mirditorët, demokratët, të rinj e të reja, të moshuar, burra e gra të këtij vendi do e dëshmojnë me votën e tyre të lirë e të ndershme se Miredita në ditët e sotme është kreshtë e demokracisë.

Share it :