Gjekmarkaj: Berisha, shpresa e të gjithë shqiptarëve, Rilindja është virusi i Shqipërisë

Gjekmarkaj: Berisha, shpresa e të gjithë shqiptarëve, Rilindja është virusi i Shqipërisë

Partia Demokratike zhvilloi një miting madhështor në Mirditë, ku u prezantuan kandidatët e koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore për Qarkun e Lezhës.

Drejtuesi politik i Qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij tha se Sali Berisha është shpresa e të gjithë shqiptarëve, teksa mirditorëve me fitoren e PD-së do t’u rikthehet dinjiteti siç e meritojnë.

Jemi sot në këtë takim madhështor, duke i uruar mirëseardhjen Profesor doktor Sali Berishës, që është shpresa e të gjithë shqiptarëve. Ky shesh ndoshta është i vogël për të na mbajtur të gjithëve fizikisht, por është i pakufi për të mbajtur zemrat e të gjithë mirditorëve, që rrahin sot për fitoren e Partisë Demokratike më 11 maj.

E kemi të pafund qiellin e shpresës dhe të besimit, për fitoren e PD-së, ashtu siç ishte fitorja para dy vitesh e Bashkisë nga Albert Mëlyshi.

Mirdita ka qenë gjithnjë një lajmëtare e rezistencë dhe e fitores. Ishte e tillë edhe kur u instalua regjimi i paraardhësve të këtyre të sotëm që ashtuquajtur rilindas.

Kjo krahinë trimash, është e tillë dhe sot, ku me gjithë tiraninë që mban mbi supe, nuk dorëzohet.

Mirditorëve dhe shqiptarëve do t’u ngremë sërish kokën siç e meritojnë.

Ne e kemi një garanci, e kemi një frymëzim, kryetarin tonë Sali Berisha. Rilindja është virusi, Shqipëria është e sëmura, Sali Berisha është doktori”, tha Gjekmarkaj

Share it :