Kur të dalë nafta e Shpiragut do të rriten pensionet!’/ Duka: PD-ASHM është e vetmja mundësi për të rikthyer ekonominë në normalitet

Kur të dalë nafta e Shpiragut do të rriten pensionet!’/ Duka: PD-ASHM është e vetmja mundësi për të rikthyer ekonominë në normalitet

Kryetari i PAA, Agron Duka, me një postim në rrjetin social Facebook ironizoi kryeministrin Edi Rama për dështimin e nxjerrjes së naftës së Shpiragut dhe rritjen e pensioneve.

Duka theksoi se Edi Rama vijon të mashtrojë edhe për rritjen e pensioneve.

Ai përfundoi duke i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për PD-ASHM më 11 maj, pasi sipas tij, duhet të që kthehet ekonomia e vendit në normalitet.

Kur të dalë nafta do rriten pensionet! E mbani mend besoj, pasi nxori naftë për herë të pestë në Shpirag, Rama dhe Balluku u ulën e bënë llogaritë.

Kaq miliard për pensionet

Kaq miliard për shkollat

Kaq miliard për ilaçet e spitaleve

Kaq miliard për fermerët

Ato që do teprojnë do hapim një fond të posaçëm si Norvegjia, t’i kursejmë për ditë të këqija.

Hajde jetë hajde!

Por, të mësuar me rrugët që i inaugurojnë nga 5 herë e pastaj i mbyllin prapë për të vijuar punimet, me naftën e Shpiragut nuk shkoi mirë ajo punë. Kompanisë nuk i dolën llogaritë mirë dhe iku, ndërsa Ramës dhe Ballukut i mbeti në dorë defteri me hesapet se si do shpenzohen miliardat e naftës. Pra, të nderuar pensionistë, pensionet tuaja do të rriten, por kur të zbulohet naftë. Se paratë e buxhetit, qeverisë i duhen për gjëra të tjera. Naftë ka – tha ai – por është shumë thellë. Po shumë fare ama. Votoni kandidatët e PAA, votoni ‘Shqipëria Madhështore’. E vetmja mundësi për të rikthyer vendin dhe ekonominë në normalitet!” shkroi Duka.

Share it :