Pershendetje nga SHBA/ Këshilltari Amerikan i fushatës: Kam shumë vite në politikë, por nuk kam parë asnjë të punojë kaq shumë sa Sali Berisha

Pershendetje nga SHBA/ Këshilltari Amerikan i fushatës: Kam shumë vite në politikë, por nuk kam parë asnjë të punojë kaq shumë sa Sali Berisha

Këshilltari kryesor i Chris LaCivita, për fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri, Philip Griffin ishte i pranishëm në takimin elektoral në Tropojë.

Gjatë fjalës së tij, Griffin u shpreh se kishte vite në politikë, por nuk kishte parë asnjë politikan që të punonte kaq shumë sa Sali Berisha.
Fjala

Përshëndetje! Çfarë pjesëmarrjeje e mrekullueshme! Faleminderit!
Së pari, ju sjell përshëndetjet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jam këtu për t’ju thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë shumë interes për Shqipërinë dhe për zgjedhjet që ju keni më 11 maj.

Shqipëria ndodhet në një udhëkryq. Historia do të shkruajë se kush bëri çfarë gjatë këtyre zgjedhjeve.

Ne bëmë histori në Amerikë në nëntor. Ndoshta keni dëgjuar diçka për këtë. Në Amerikë, socialistët u përpoqën të shkatërrojnë Donald Trump-in duke përdorur sistemin ligjor. Por Donald Trump dhe populli amerikan nuk e lanë të ndodhte. Këtu në Shqipëri, socialistët po përpiqen të përdorin të njëjtat marifete. Dhe jam këtu për t’ju thënë se nuk do të kenë sukses as këtu.

Pikërisht. Dr. Berisha nuk do të ndalet së luftuari për ju, për t’ia rikthyer Shqipërinë politikanëve të ndershëm dhe për ta shpëtuar nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës. Dr. Berisha nuk do të ndalet së luftuari për ju, për t’ia rikthyer Shqipërinë politikanëve të ndershëm dhe për ta shpëtuar nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës.

Unë jam në politikë prej 20 vitesh. Nuk kam njohur asnjë politikan që ka punuar më shumë se Dr. Berisha. Por ai nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Tani është koha që ju të bëni pjesën tuaj. Duhet të flisni me miqtë tuaj, me fqinjët, me familjen tuaj, duhet të bëni që të gjithë të dalin e të votojnë.

Çdokush që është në miting tani, shikoni njëri-tjetrin në sy. Shikoni majtas-djathtas. Shikoni njëri-tjetrin në sy dhe duhet t’i bëni vetes pyetjen: A do ta bëjmë historinë së bashku? Përgjigjja ime është: Po, ne do të bëjmë histori. Fitore, Fitore, Fitore!

Faleminderit.

Share it :
Përdorimi i gazit të skaduar/ A po bën Edi Rama gjenocid të hapur dhe pa asnjë mëshirë ndaj shqiptarëve? Nga Felix Bilani/ Perdorimi i gazit lotsjellës të tipit CS, i rezultuar i skaduar që prej korrikut 2023, gjatë protestës në Tiranë nuk mund të trajtohet me si incident operacional apo gabim administrativ. Ky akt, i dokumentuar materialisht, përbën ushtrim të vetëdijshem të dhunës shtetërore ndaj popullsisë civile, në kushte ku rreziku shendetësor ishte i parashikueshëm, i njohur dhe i shmangshëm. Kur një shtet përdor substanca kimike të skaduara në hapesirë publike, duke ekspozuar masivisht qytetarë, kalimtare, të moshuar dhe femijë, ai nuk po administron rendin. Ai po prodhon dëm kolektiv. Në këtë kuptim, përtej terminologjisë teknike, ky akt përmbush kriteret e asaj që në gjuhen politike dhe morale quhet gjenocid i ngadaltë shendetësor, jo si eliminim i menjëhershëm fizik, por si ekspozim sistematik i popullsisë ndaj rrezikut, nëpërmjet mjeteve shtetërore, jashtë çdo norme sigurie. Skadenca si provë e dijenisë dhe qellimit duke parë se data e skadencës nuk është detaj i harruar në etiketë. Ajo është provë objektive e dijenisë së mundshme. Një institucion shtetëror, e di ose duhet te dijë çfarë përdor, e di ose duhet të dijë së një substancë e skaduar është jashtë certifikimit, e di ose duhet të dije se pasojat nuk janë më të kontrollueshme. Kjo e zhvendos çështjen nga pakujdesia e thjeshtë në pakujdesi të rëndë me elementë dashjeje eventuale, pranimi i rrezikut si pasojë e parëndësishme përballë objektivit të shtypjes. Sipas standardeve të National Institute of Justice (NIJ) dhe European Committee for Standardization (CEN), përdorimi i pajisjeve kimike pas skadencës është i ndaluar, është jashtë autorizimit ligjor, përbën rrezik serioz për shëndetin publik. Pra kemi përdorim të mjetit të rrezikshëm jashtë ligjit nga vetë shteti. Nga shkelje e të drejtave të njeriut në dhunë shtetërore sistemike Sipas konventës europiane për të drejtat e njeriut, shteti ka detyrim pozitiv të mbrojë jetën dhe shëndetin e individëve, veçanërisht kur ushtron forcë, por kur shteti, përdor substanca kimike të skaduara në mjedis urban pa diferencim midis protestuesve dhe popullsisë atëherë kemi dështim të rëndë të këtij detyrimi. Në këtë pikë, dhuna nuk është më episodike, Ajo bëhet sistematike, sepse buron nga politika shtetërore e menaxhimit të rendit dhe realizohet nga struktura të organizuara që prek një popullsi civile të gjerë Ky është territori juridik ku një fotogazetar, qytetar apo profesionist ka të drejtë morale dhe politike ta quajë këtë akt gjenocid, në kuptimin e shkatërrimit të qëllimshëm të shendetit dhe dinjitetit të popullsisë, jo përmes luftës, por përmes aparatit shtetëror. Përgjegjësia shtetërore nuk është abstrakte. Përgjegjësia është konkrete dhe e gjurmueshme….. kush ruajti stokun kush certifikoi pajisjet kush dha urdhrin kush e zbatoi kush heshti me pas. Mosveprimi pas faktit e bën shtetin bashkëpërgjegjës, sepse heshtja institucionale është vazhdim i aktit, jo korrigjim i tij. Sepse një shtet që përdor gaz kimik të skaduar ndaj qytetarëve të vet nuk ka me problem rendin publik. Ai ka problem legjitimitetin moral dhe juridik të vetë pushtetit. Burimet dhe referencat World Health Organization (WHO) Tear Gas and Riot Control Agents – Health and Safety Considerations Centers for Disease Control and Prevention (CDC) Facts About Riot Control Agents (CS) National Institute of Justice (NIJ – U.S. Department of Justice) Chemical Agent Use and Safety Guidelines European Committee for Standardization (CEN) Standards for Pyrotechnic and Chemical Croëd-Control Devices European Convention on Human Rights (ECHR / KEDNJ) Neni 2 (E drejta per jeten), Neni 8 (integriteti fizik) Hu, H. et al. Toxicological Revieë of Ortho-chlorobenzylidene malononitrile (CS) Journal of Occupational and Environmental Medicine.