Berisha: Rama dyfishoi taksat dhe la pensionistët në gjendjen që janë. Zotohem se brenda 100 ditëve kjo situatë merr fund
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, se situata e rëndë me pensionistët që Rama i ka lënë në këtë gjendje, do të marrë fund brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.
Kryedemokrati theksoi se, Rama dyfishoi taksat, por nga ana tjetër në buxhetin prej 8 miliardë eurosh, la vetëm 16 mln euro për pensionistët në të gjithë Shqipërinë.
Unë nuk mund të jem partiak ndaj pensionistëve. Unë u zotohem atyre që kjo situatë merr fund për 100 ditë. Çfarë do të thotë kjo?
Për 100 ditë, 570 mijë pensionistë shqiptarë që marrin sot ndën 172 mijë lek, do të marrin 200 mijë lek.
Unë dua që këtë ta dijë secili prej tyre, pavarësisht se çmendon për mua. Nëse unë shkojë me te, unë kam frikë se mesazhin tim një pjesë nuk do ma pranojë, dhe unë që këtë mesazh të sinqertë të ma pranojnë të gjithë.
Më ke parë mua ti ndonjëherë që të përqendrohem si tani, tek pensionistët. Por unë nuk mund të mos ndalem, se këtu u tejkalua çdo lloj limiti njerëzor. Si mo, ti i lë këta dhe u thua 16 mln dhe u thua po ti bëjmë 200 mijë lek, biem në greminë.
Po si i rriti malazezi pensionet nga 138 mijë në 450 mijë, maqedonasi në 390 mijë.
A janë pensionistët në gjendjen më të dhimbshme sot. Gjë e tmerrshme, si mund ti lësh ashtu.
Jam për gjithë fermerët. A e dini se në ç’gjendje katastrofale janë fermerët. Kosova për 1 hektarë grurë jep 500 euro veç për mbjelljen. Jep 100 euro për plehun kimik që do i hedhës, jep 53 euro për naftën që do shpenzosh, jep 1035 për kilogram prodhim. Kosova i mbulon fermerit të veta 60-70% të kostos së mbjelljes së grurit.
Shqipëria i mbulon vetëm 10% të mbjelljes së grurit. Unë besoj fort që kjo është një tokë shumë pjellore dhe me shumë ujë. Me këtë tokë, aq sa është mund të krijohen të mira e mirëqënie.
Ka një sistem përçmimi ndaj tyre, futi dhe Ballkanin e Hapur.
Çfarë thoshte sot ai për qumështin pluhur. Pse thoshte, çfarë ka. Ligjin e bëri për ti hequr taksën qumështit pluhur. Qumështi pluhur që vjen nga Serbia pa taksë në dogana. E kam ndjesi të brendshme këtë, sepse ky vend mund të transformohet, kjo bujqësi mund të transformohet.
2005-2013, e kam gjetur pensionin minimal 36 euro e kemi bërë 82 euro.
E kam gjetur pensionin mesatar 90 euro, është bërë 143 euro. Kur ti ke buxhetin ti ke për detyrë të ua kthesh qytetarëve taksat. Mali i Zi, Serbi, Maqedonia pikërisht se kanë ndjekur këtë rrugë, kanë rritur paga e pensione.
E di, 8 miliardë, por dhe sikur 2 miliardë ti japësh për paga e pensione, të mbeten 6 miliardë. Ne 4 miliardë e kemi pasur buxhetin, se ne kemi pasur taksa të ulëta, këta i dyfishuan, dhe ne ndërtuam tërë ato rrugë, dyfishuam rroga e pensione. Por sigurisht po të ekonomizohen, po të mos vidhen, po të mos shpërdorohen, ka pa diskutim’, tha Berisha në SYRI TV.