Berisha: Rama krenohet vetëm me luksin! Ai e njeh Dibrën aq sa e njeh Toni Gogu Hajredin Pashën!

Berisha: Rama krenohet vetëm me luksin! Ai e njeh Dibrën aq sa e njeh Toni Gogu Hajredin Pashën!

Në fjalën e takimit përmbyllës të fushatës në Dibër, kryetari i PD, Sali Berisha nuk la pa e kujtuar sërish veprimin e Edi Ramës, pak ditë më parë.

Berisha tha se, Rama u krenua me Lamborghinin sepse ai krenohet vetëm me luksin! Ai e njeh Dibrën aq sa e njihte Toni Gogu, Hajredin Pashën.

Berisha: Do ta mbyll, Edi Rama erdhi këtu dy herë, mirëpo si erdhi miq?

E kuptova se e njihte Dibrën njëlloj sa Toni Gogu, Hajredin Pashën.

Po miq, tani do ia them unë dy fjalë këtu.

E kam treguar njëherë këtu në Dibër, por po e tregoj përsëri.

Kam pasur një mik shumë të shquar. Një nga njerëzit më të mençur që kam takuar në jetën time, ish-ministër i shtatë qeverive britanike dhe që e kishte kaluar kohën e luftës në Shqipëri.

Ky njeri kishte njësinë e parë të qëndresës kundër pushtimit nazifashist, kishte bashkuar Abaz Kupin, Sait Kryeziun dhe Lazër Fundon. Ky ishte Xhulian Emeri, biri i një aristokrati të shquar britanik.

Po bisedoja një ditë me të, po i flisja për traditën tonë.

Ai vetë kishte mbaruar një prej kolegjeve më të njohura të Kembrixhit.

Më thotë Sali, universiteti më i madh i jetës time ka qenë oda e Dibrës.

Ndaj dhe ua thashë atë, që Edi Rama e njeh Dibrën, si Toni Gogu, Hajredin Pashën.

Dhe vjen këtu njëherë me ato terma banale, herën tjetër sjell Lamborghinin e Noizit.

Nuk e di Dibrën ai.

Por një moment. Ai nuk e di që burrat e shquar të Dibrës kanë pasur atllarë dhe kuaj që kushtonin sa një Lamborghini.

Ai njeh vetëm xhepin e tij.

Do t’ia them këtu. Ai akt ishte një akt cinik.

Pse? Sepse Lamborghini është i një këngëtari, të zotit, ta gëzojë.

Por ajo tregon krenarinë tënde me luksin. Tregon se ti ke një psikologji, dhe ua them unë ju o miq, ai që ka krenari me luksin, ai urren të varfrit. Ai urren qytetarët. Absolutisht.

Ndaj dhe tregoi veten e vet.

Por edhe Dibra do tregojë madhështinë e saj me 11 Maj.

Do votojë Aleancën për Shqipërinë Madhështore, kandidatët e saj.

Rroftë Dibra, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Share it :