Dibra derdhet në shesh me Berishën
Mijëra e mijëra qytetarë të Dibrës janë derdhur në shëtitoren e qytetit në mbështetje të lideri të opozitës, Sali Berisha, për mbylljen e fushatës elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Nga pamjet dallohet bulevardi i Peshkopisë ‘Elez Isufi’ i mbushur plotë e përplotë me demokratë, duke shprehur hapur mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike dhe liderin, Sali Berisha.
Kujtojmë se përgjatë gjithë fushatës elektorale në të gjitha qytetet e Shqipërisë por edhe në diasporë, Sali Berisha është pritur në mënyrë madhështore nga qytetarët, duke ecur të sigurtë drejt fitores në 11 maj.