Reformim, jo shkrirje të SPAK’/ Berisha: Prokurorët flenë mbi dosje!

Reformim, jo shkrirje të SPAK’/ Berisha: Prokurorët flenë mbi dosje!

Kryetari i PD, Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, u shpreh se SPAK do të reformohet, duke dalë kundër shkrirjes së Strukturës së Posaçme.

Interesimit të gazetarit Çim Peka, se në çdo dosje të kabinetit Rama dalin pronarë mediesh dhe oligarkë, kryedemokrati Sali Berisha premtoi hetim deri në fund të këtyre dosjeve, që sipas tij, janë pasuruar falë qeveritarëve të korruptuar.

Tendër ka pasur edhe në qeverisjen Berisha, u shpreh lideri demokrat, po kurrë theksoi ai, nuk janë dhënë pa një garë të hapur dhe në kundërshtim me ligjin.

Sipas Berishës, hetimi i dosjeve që ‘flenë’ nën kokën e prokurorëve të SPAK, është një nga kolonat e programit të PD.

Berisha ngriti shqetësimin për pushtetin ‘pa kufi’ që u është dhënë prokurorëve të SPAK, duke bërë që këta të fundit të kenë kontroll edhe mbi vetë gjyqtarët.

Sipas Berishës, përmes një ligji, do të rregullohet ‘pushteti dhe kontrolli’ i Prokurorisë së Posaçme.

Gazetari Çim Peka: Në çdo aferë korruptive që del Rama, të dalin pronarë mediash dhe oligarkë…Çfarë do të bëni me këto dosje?

Sali Berisha, Kryetari i PD: S’e janë pronarë mediesh dhe oligarkë jam 100 % i sigurt, nëse s’do të ishin qeveritarë të korruptuar s’do kishte asnjë prej tyre. Më parë s’kanë fituar tender, ose i kanë fituar në garë të hapur. Ligji bazë është ‘konflikti i interesit. SPAK tregon vetë. Asnjë dosje që çojnë fijet te Rama, s’merr përsëri kurrë ta shqyrtojë. Dosja McGonigal dhe incineratorët. Është vetë Rama, që i ka dhënë McGonigal 250 mijë dollarë, gjykata i ka provuar. Korrupsioni, si mund të jetë politik?! Dosja McGonigal është konfirmuar nga Gjykata e Uashingtonit. S’kërkonte tjetër veçse Altin Dumani ta çonte në gjykatë.

PD do të shkojë deri në fund me këto dosje. Është kolona e 3 e programit tonë, pastrimi i shtëpisë. Nëse s’bëhet, nuk ndahet krimi e korrupsioni. SKAP do reformohet. Reformim, jo për shkrirje, kurrë s’do të mund të përdoret për qëllime politike, e kurrë s’do flejë mbi dosje. Do ta detyrojë ligji, jo unë. Nuk ka gjëra më të neveritshme e rrëqethëse se dosjet ku flenë ata. Ne do bëjmë ligj, që të detyrojë prokurorinë. Janë pa asnjë lloj kontrolli mbi tokë. Zero kontroll…Pa diskutim që duhet të ketë mekanizma ligjore, gjeje mënyrën mos të jetë nga ekzekutivi. Ai kontrollon gjykatësin dhe prokurori s’kontrollohet. Gjykatësin e kontrollon, vetë jo. Ai fyen çdo njeri me deklaratat e tij, u shpreh Berisha.

Share it :