Cara: Mos ia jepni votën atyre që ua blejnë një herë në 4 vite, sepse janë paratë tuaja të vjedhura!
Në emisionin “Drejt” nga Luan Rama, kandidati demokrat për deputet i PD-së Igli Cara tha se pushteti del dhe kërkon vota duke dhënë para.
Cara: Dalin dhe kërkojnë vota duke dhënë para. Këto para që janë dhënë janë marrë nga xhepat e qytetarëve. Njerëzit duhet ta kuptojnë se nuk u duhet hapur dera këtyre që japin para një herë në 4 vite. Prandaj po vjen një ofertë që i kalon paratë me anë të bankës dhe në pensione