Dokumeni i denimit/ Pas SPAK Kalaja kërkesë edhe ILD-së: Shkarkoni gjyqtaren Irena Gjoka

Dokumeni i denimit/ Pas SPAK Kalaja kërkesë edhe ILD-së: Shkarkoni gjyqtaren Irena Gjoka

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD dorëzoi sot në SPAK vendimin e Gjykatës së Janinës për Irena Gjoka, të cilin, kjo e fundit e mbajti të fshehur për 20 vite, duke sfiduar çdo filtër përfshirë edhe vetingun, e duke u katapultuar deri në drejtimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Altin Dumanit, kreut të SPAK i cili në procesin e rivlerësimit zëvendëson komisionerin publik,- pas përfundimit të mandatit të këtij të fundit, – i kërkon ridërgimin për shqyrtim pranë KPA të cështjes që i përket Irena Gjokës.
Ndërsa kreut të Inspektoriatit të lartë të Drejtësisë, Artur Metani i kërkon shkarkimin e Irena Gjokës.

Vendimi i Gjykatës së Janinës që dënoi me burg Irena Gjokën të cilin e fshehu për 20 vite, duke sfiduar çdo filtër përfshirë edhe vetingun, e duke u katapultuar deri në drejtimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, mban datën 7 KORRIK 2005.

Gjoka u ndalua në Kakavijë nga autoritetet greke në 2002, me pasaportë të falsifikuar. Ajo shmangu procesin gjyqësor ndaj saj, dhe nuk mori pjesë as në seancën ku u dënua.

Ish-kryetarja e Gjykatës së Posaçme, sot gjyqtare në këtë gjykatë, nxori blof çdo instancë të filtrave, përfshirë edhe organet e Vettingut, duke mos e deklaruar këtë dënim, që minimalisht do ta mbante atë jashtë sistemit. Vendimi u dha më 9 shkurt të vitit 2005.

Publikimi i këtij vendimi dje bëri që seanca për dosjen “Partizani” në GJKKO të shtyhej, pasi avokatët kërkuan zhbërjen e çdo vendimi të gjyqtares Irena Gjoka por që u rrëzua nga gjyqtarja Flojera Davidhi ndërkohë që avokatët kërkuan edhe përjashtimin e kësaj të fundit.

Irena Gjoka pas publikimit të vendimit ka braktisur seancat gjyqësore duke dhënë si motiv arsyet familjare.

familjare.

Image
Image

ImageImage

Share it :