Dritëhijet e Agron Malajt, ish-gardisti i 21 janarit që do të bëhet deputet me dy dënime penale
Po nis Plug! Kemi faktuar deri më tani skema korruptive të qeverisë, ministrive e bashkive të ndryshme të vendit, afera të cilat tejkalojnë abuzimin 1. 2 miliardë euro. Pas skemave 5D, 5B, 5T, 5K sot do të ndalemi në në qarkun e Dibrës, ku skema është po e njëujtë, por ndryshojnë vetëm emrat dhe protagonistët, e mbase ndo0një fije lidhje milionëshe rezulkton edhe në skemat më famkeqe të denoncuara deri më tani. Do të jenë disa personazhe që taksat e qytetarëve i kalojnë në xhepat e tyre, por ne do ta nisim me kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj, i cili tashmë kërkon që të sigurojë një karrige në Kuvendin e ri.
Jemi në Bashkinë Mat në Qarku e Dibrës, një qark me qytete që flenë mbi pasuri miliardëshe, por një nga qarqet më të varfëra në vend. Këto pasuri e komuniteti i kësaj zone, duket se janë parë nga pushteti më shumë për të vjedhur e shfrytëzuar se sa për tu ardhur në ndihmë për një jetesë më të mirë, duke u kthyer këto pasuri të falura nga zoti në të mira për ta.
Jo më kot investigimi i kësaj jave në focus do të ketë të quajturit agallarët rilindas të Dibrës. Mati, një prej Bashkive kryesore të këtij qarku prej vitit 2019, me zgjedhjet monopartiake menaxhohet nga Agron Malaj, një personazh i mbuluar me dritëhije e plot mistere për të kaluarën e tij.
Emri i tij u bë i njohur për publikun pas ngjarjeve tragjike të 21 Janarit 2011, kur 4 qytetarë u vranë teksa kryeministria sulmohej nga grupe të udhëhequra nga drejtuesit e Partisë Socialiste.
Agron Malaj atë ditë udhëhiqte grupin e gatshëm të Gardës, me detyrën si komandant grupi. Në vitin 2013, me ardhjen e Rilindjes në pushtet, Agron Malaj do të ishte një nga personat e parë që do të shpërblehej, ndaj dhe u tërhoq nga shërbimet e tij në gardë, ku ishte përfshirë që prej vitit 2007.
Në shkurt të vitit 2014, Malaj emërohet Drejtor Rajonal i Zonës Veri në OSHEE, dhe më pas në vitin 2019, me propozim e konfirmim direkt të Edi Ramës Agron Malajt do ti jepej Bashkia e Matit, në procesin monokratik të votimeve në 2019, një lëvizje kjo që ngriti edhe më shumë dyshimet për lidhjet e Edi Ramës me Agron Malajn. As e shkuara problematike e Agron Malajt, nuk do ta pengonte Edi Ramën që në mesin e mandatit të dytë si kryebashkiak, ta merrte edhe më pranë, këtë herë si deputet nën siglën e Partisë Socialiste. Pra njeriun që deri dje Edi Rama e akuzonte për 4 vrasjet në 21 janar, e gradon kryebashkiak e më pas e bën edhe deputet me votat e socialistëve.
Ndërsa niveli i kriminalitetit në Kuvend është shqetësim, Agron Malaj nëse do të arrijë të sigurojë mandatin, do të jetë një tjetër deputet, që do ti shtohet listës së parlamentarëve me precedent të rrezikshëm penal. Emisioni plug do të publikojë sot për herë të parë, vendimin e gjykatës në vitin 1999, ku Agron Malaj akuzohet për plagosje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Në atë kohë Agron Malaj pas një sherri në një lokal ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur dy persona, por çuditërisht në gjyq, u dënua me 10 muaj burgim vetëm për armëmbajtje pa leje. Në mënyrë të dyshimtë, akuza e plagosjes u pushua me argumentimin se të plagosurit janë tërhequr nga kërkesa për dënim.
VENDIMII GJYKATES
Gjykata ne perfundim te gjykimit si mori provat e nevojshme, dëgjoi prokurorin i cili kerkoi deklarimin fajtor te te pandehurit Agron Malaj per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, denimin e tij me 10 muaj burgim, deklarimin fajtor te te pandehurit Elton Jaçi per vepren penale të mbajtjes pa leje te armeve luftarake e re, denimin e tij me 4 muaj burgim, pushimin e gjykimit tek te ceshtjes ne ngarkim te te pandehurve Agron Mala e Elton Jaçi per vepren penale te plagosjes se lehte me dashje ne bashkepunim. I pandehuri Agron Malaj pasi eshte takuar me Elton Jaçi i ka propozuar qe te shkonin per tu qethur tek lokali i mitarit Kastriot Kolës. Kur kane mberritur tek dera e lokalit kane pare që dilte i demtuari B. B me te cilin para disa ditesh ishin ngatërruar per problemin e marrjes dhe demtimit te nje motorciklete… Agroni dhe i demtuari kane shkembyer replika midis tyre duke shprehur pakenaqesi dhe indinjate tek i pandehuri Agron Malaj ne lidhje insistimin e te demtuarit per likjdimir ne leke te motorcikletes. Ngjarja menjehere ka evoluar ne grindje dhe i pandehuri Agron duke parë disa levizje te dyshimta te bera nga i demtuari ne nje distance rreth 2 m ka nxjerre pistoleten duke qelluar ne kembe te demtuarin. Si pasoje eshte plagosur ne brendesi te lokalit edhe deshmitari A. i cili nuk ka paraqitur ankim….
Pasi edhe ekspertiza balistike dhe të gjitha provat tregojnë plagosjet e rënda, organi i akuzës i është drejtuar gjykatës me akuzën e plagosjes së lehtë me dashje, e në fund të gjykimit me justifikime të çuditshme, kjo akuzë, pushohet.
VENDIMII GJYKATES
Ne seance gjyqesore vete i demtuari B. B hoqi dore nga ankimimi në lidhje me plagosjen e lehte me dashje, gje qe e ka kerkuar me kerkesen e tij me shkrim te dates 3.6.1999. Në keto kushte ne gjykim nga organi i prokurorise ne baze te nenitt 284 te K.Pr.Penale’u kerkua pushimi i gjykimit te ceshtjes ndaj te pandehur Agron Malaj e Elton Daçi per vepren penale te plagosjes se lehte me dashje kryer ne bashkepunim…. Ne caktimin e llojit dhe te mases se denimit gjykata mban parasysh: Per te pandehurin Agron Malaj rrezikshmerine shoqerore te vepres, perhapjen e rrezikshmerine e personit, rolin e tij ne ngjarje, moshen e re, pendimin e thellë dhe gjendjen e tij shendetesore, ngritjen intelektuale, gjendjen familjare, normalizimin e marrdhenieve me te demtuarin dhe rrethana të tjera te marra…
Në këto kushte gjykata vendosi: Deklarimin fajtor te te pandehurit Agron Malaj per vepren penale të mbajtjes pa leje te armeve luftarake e ne baze te nenit 278/2 te K.Penal dënimin e tij me 10 muaj burgim.