E paprecedente/ Rama sërish thirrje bojkoti të zgjedhjeve: Nëse nuk votoni për PS, mos shkoni fare
Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy” ka bërë sërish thirrje bojkoti të zgjedhjeve për ata që nuk mbështesin PS. Rama ironizoi opozitën duke i thënë një komentuesi se “nuk është higjienike nga pikëpamja politike që të hidhesh në kënetë”.
“Edhe ty të bëj thirrje që të mos votosh, meqë e ke mendjen në kënetë dhe meqë nuk ke asnjë lloj tundimi se mbase voton për mua dhe për PS, mos voto fare. Mos u hidh në kënetë, sepse është diçka që nuk është higjienike nga pikëpamje politike. Këtë thirrje të bëj unë. Pastaj këto të tjerat ja lëmë kohës”, tha kreu i qeverise.