Më 11 maj bëni atë që duhet , votoni nr.1/ Duka: Përballë programit tallava, PD – ASHM prezantoi një program të qartë dhe serioz

‘Më 11 maj bëni atë që duhet , votoni nr.1/ Duka: Përballë programit tallava, PD – ASHM prezantoi një program të qartë dhe serioz

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, mbajti një fjalim në Durrës gjatë takimit përmbyllës të Sali Berishës. Ai theksoi se fushata kishte për qëllim largimin e një qeverie që ka kthyer korrupsionin në model qeverisës.

Duka akuzoi kundërshtarët politikë për një fushatë të mbushur me banalitete dhe pa asnjë shpjegim për premtimet e pambajtura. Ai vuri theksin te mungesa e programeve për shëndetësinë, arsimin, bujqësinë dhe prodhimin vendas. Sipas tij, Shqipëria nuk afrohet me BE-në vetëm me pasaporta, por me përmbushjen e kritereve. Në fund, ai ftoi qytetarët të votojnë më 11 maj për kandidatët e koalicionit “Shqipëria Madhështore”.
Duka: Kur hymë në këtë fushatë, padyshim që kishim një qëllim, ta largojmë këtë qeveri që korrupsionin e ka kthyer në model qeverisje.
Sinqerisht unë jo vetëm si politikan prej shumë vitesh, por edhe si qytetar i këtij vendi ndihem i fyer nga gjuha e kundërshtarëve tanë, një fushatë e mbushur me banalitete.
Një parti që kërkon mandatin e 4 dhe nuk jep asnjë shpjegim pse s’ka bërë ende ato që premtoi në mandatin e parë, nuk meriton të votohet.

Kjo është arsyeja e parë pse unë mendoj që ata duhet të ikin, jo se duhet të vijmë ne, por sepse janë bërë turpi i këtij vendi dhe këtij populli.

Pyetja që duhet t’i bëjë vetes çdo shqiptar para se të votojë është ‘çfarë programi kanë’, çfarë do të bëjnë për spitalet që nuk kanë ilaçe, çfarë do të bëjnë për bujqësinë dhe për fshatin që po braktiset çdo ditë.

Çfarë programi kanë për mjedisin, çfarë do bëjnë për arsimin, se arsim nuk është vetëm të lyesh shkollat me bojë.

Çfarë do bëjnë për sektorin prodhues, asnjë projekt, asnjë program.

Vetëm t’u nxjerrin një pasaportë, a thua se në BE shkohet me shumicë votash, jo me plotësimin e kritereve.

Përballë programit tallava, ne prezantuam një program shumë të qartë dhe serioz.

Programi ynë është i qartë dhe serioz, minimum jetik, rritje pensionesh, garantimin e rimbursimit të ilaçeve, rritjen disa fish të subvencioneve në bujqësi, mbrojtjen e prodhimit bujqësor vendas përballë vendeve fqinj e të tjerë.

Më 11 maj të gjithë demokratë e socialistë, me parti dhe pa parti, bëni atë që duhet bërë.

Në emër të Partisë Agrare Ambientaliste, unë ju ftoj të merrni pjesë masivisht në zgjedhje, të votoni kandidatët tanë dhe koalicionin Shqipëria Madhështore.

Share it :