Noka dhe Alizoti thirrje qytetarëve në Elbasan: Mos u frikësoni para presioneve të PS, ndryshimi po vjen
Drejtuesi politik i PD nw qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, pasditen e djeshme zhvilluan takime me rajonet 2-3 dhe 5-6 të qytetit të Elbasanit.
Në takime ata shpalosën edhe një herë programin e Partisë Demokratike, duke i ftuar dashamirësit dhe pjesëmarrësit të bëjnë këtë përpjekje të fundit për të rrëzuar qeverinë socialiste, e cila nuk ka bërë asgjë për të ndryshuar vendin.
Ata shprehën se asnjë qytetar nuk duhet të friksohet para presioneve të kësaj partie të mbështetur nga bandat, teksa theksuan se në çdo lagje që vizituan ditën e sotme panë situatën e vështirë në të cilën qytetarët ndodhen dhe dëshirën e madhe për ndryshim dhe ardhjen në pushtet të liderit Sali Berisha.
Gjatë takimeve, qytetarët i pritën me entuziazëm fjalët e secilit kandidat të listave të hapura dhe të mbyllura, teksa u njoftua se ditën e mërkurë, zoti Berisha do të zhvillojë një takim për mbylljen e fushatës, ku ftohen të gjithë qytetarët dhe dashamirësit e PD.