Pakti kombëtar për rininë/ Berisha i premton sportistes së re: Do keni fond të veçantë 5 milionë euro

Pakti kombëtar për rininë/ Berisha i premton sportistes së re: Do keni fond të veçantë 5 milionë euro
Në fjalën e mbajtur para mijëra qytetarëve të mbledhur në Durrës, lideri i opozitës, Sali Berisha, është shprehur se sportistët do të kenë fondin e tyre të veçantë për çdo arritje.

Berisha tha se, për talentin e të rinjve, në sport, kulturë, teknologji, një fond i veçantë për të mbështetur ata, fillimisht 5 milionë euro. Dhe kjo e dashur Ermira, do të lehtësojë garën evropiane dhe botërore të të rinjve tanë. Qeveria e ardhshme ne epiqendër të programit të saj do ketë fëmijët dhe të rinjtë e Shqipërisë. Duhet që ata të ndërtojnë ëndrrën në këtë vend’.

“Miq, sot 21 përqind e familjeve shqiptare nuk ushqejnë dot me tre vakte fëmijët e tyre.

Sot, 720 mijë burrë dhe gra marrin një pension qesharak dhe të papërfillshëm.

Sot, bizneset shqiptare dhe fermat jetojnë në pasiguri të plotë për shkak të falimentimeve.

Sot, pasiguria ka pushtuar çdo vatër pothuajse.

Qindra mijëra vatra shqiptare që kanë mbetur pa të rinj, kanë mbetur në pasiguri. Shtëpi pa djep, klasa pa nxënës.

Vendi numëron të rinjtë si ujët e pakët.

Nuk kanë ulëritur kurrë sirenat dhe klithmat e shpirtit të këtij kombi sa ç’bien ato më 11 Maj për ta shpëtuar atë.

Miqtë e mi, programi ynë ka një zotim solemn, t’i kthejë kombit rininë e rij. Të kthejë Durrësin dhe kombin në moshën e rinisë.

Ndaj dhe jam këtu sot për të shpallur për mbarë të rinjtë shqiptarë se pakti kombëtar për rininë do të jetë udhërrëfyesi ynë për të rikthyer kombin në rininë e tij.

Do të jetë pakti me të cilin të rinjtë shqiptarë do ndërtojnë në Durrës dhe në Shqipëri ëndrrën e tyre rinore.

Do jetë pakti me të cilin ne do rikthejmë të rinjtë shqiptarë nga mbarë bota.

Ndaj dhe këtu para jush zotohem se do dyfishohet investimi për arsimin, për rikthimin tek shkollat moderne, tek mësues që nuk do paguhen kurrë nën 1500 euro.

Tek shkollat me teknologjitë më të larta.

Hiqet mesatarja për universitetet.

Çdo i ri dhe e re që diplomohet, në kuadrin e paktit kombëtar për rininë, do ketë një vend pune të garantuar në sektor publik ose privat.

Në 100 ditët e para, krijohet fondi i rinisë, me të cilin ne do mbështesim me grante çdo të ri 5 mijë euro grant për çdo të ri që nis biznes apo startup.

Startup Albania do ketë fondin e veçantë.

Çdo sipërmarrës që punëson të rinjtë do ketë 70 përqind zbritje në taksa.

Për talentin e të rinjve, në sport, kulturë, teknologji, një fond i veçantë për të mbështetur ata, fillimisht 5 milionë euro.

Dhe kjo e dashur Ermira, do të lehtësojë garën evropiane dhe botërore të të rinjve tanë.

Qeveria e ardhshme ne epiqendër të programit të saj do ketë fëmijët dhe të rinjtë e Shqipërisë.

Duhet që ata të ndërtojnë ëndrrën në këtë vend.

Vetëm ëndrra e tyre e bën Shqipërinë me të ardhme.

Vetëm ëndrra e tyre e lartëson Shqipërinë në madhështinë e saj”, tha Berisha.

Share it :