Ai sot ka bërë një kërcënim/ Alizoti i përgjigjet Ramës: Jam i biri i dikujt që është varur nga partia e Kristaqit.

Ai sot ka bërë një kërcënim/ Alizoti i përgjigjet Ramës: Jam i biri i dikujt që është varur nga partia e Kristaqit.

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Tomor Alizoti, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë takimit përmbyllës të fushatës në këtë qytet e ironizoi duke thënë se “ka gjetur njerëzit e gabuar për t’u marrë”.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Alizoti e cilësoi deklaratën e Ramës si një kërcënim të drejtpërdrejtë politik, duke theksuar se kryeministri i ngjan propagandës së “Kinostudios së dikurshme”.

Një armatë e madhe që propagandon. Atë ditë ka pasur edhe një shpërthim në Elbasan, ndaj përmenda minat. Ndërsa si njeri i lidhur me bandat, ai (Rama) duhet ngrënë. Por ai është dhe njeri që nuk hahet”, u shpreh Alizoti.

Duke iu referuar gjuhës së Ramës, ai tha: “Ai sot ka bërë një kërcënim. Tha: ke gjetur vendin e gabuar, njerëzit më të gabuar”.

Alizoti rikujtoi historinë e familjes së tij dhe lidhjet e Edi Ramës me regjimin komunist:
“Çuni i Kristaqit duhet të dijë një gjë: Tomor Alizoti është biri i dikujt që është varur nga partia e Kristaqit.”

Ai shtoi më tej se kjo është një përplasje e thellë mes dy botëve: “Imagjinoni në Gjermani nipi i Hitlerit t’u drejtohej atyre që kanë qenë në kampet e përqëndrimit. Ai këtu po merret me racë. Nëse ai është soj delenxhiu, ta dijë që partia e punës, ai vetë, prejardhja e tij është mision për mua.”

Duke përfunduar, Alizoti u shpreh: “Të diskutoj me një njeri që ka lindur pa brekë rrugëve të Parisit, nuk e bëj dot.”

Share it :