Deputetët e Forza Italia: 11 maji është ditë vendimtare për kombin shqiptar! Votoni PD dhe Sali Berishën!
Deputetët e Forza Italia përmes një videoje përcjellin një mesazh të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët për zgjedhjet e 11 majit.
Alessandro Battilocchio, Erica Mazzeti dhe Koordinator i Forza Italia, Bardhok Doda, – i cili mban dhe postin e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Romë dhe sekretari politik për komunitetin shqiptar në Itali – i bëjnë thirrje shqiptarëve që tu drejtohen masivisht kutive të votimit, për të votuar koalicionin PD – ASHM dhe kryetarin e PD-së Sali Berisha, si e vetmja forcë që do të çojë përpara Shqipërinë drejt BE-së dhe do ti japë fund keqqeverisjes 12 vjeçare të Edi Ramës.
Alessandro Battilocchio: 11 maji është një ditë shumë e rëndësishshme për Shqipërinë. I urojmë shumë suksese PD-së dhe mikut tonë Sali Berisha që ndan vlerat e Partisë Popullore Europiane është një ditë e rëndësishme jemi të sigurtë që shqiptarët do të dinë të zgjedhin rrugë e lirisë për të vijuar rrugëtimin drejt BE-së
Erica Mazzeti: 11 maji është një ditë e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë por dhe për të gjithë ne europianët. Është themelore të shkoni të votoni. Këtë vit ka një mundësi të madhe. Jo vetëm shqiptarët në Shqipëri por dhe ata në të gjithë botën mund të votojnë. Një votë themelore për ti dhënë dinjitet popullit shqiptar.
Të gjithë jemi të angazhuar që Sali Berisha e PD të fitojë zgjedhjet. Liria dhe demokracia është themelore jo vetëm për ju por dhe për ne. Prandaj votim të mbarë. Shkoni sa shumë të votoni dhe votoni të gjithë për PD-në e Sali Berishën.
Bardhok Doda: Më 11 maj është ditë vendimtare për kombin shqiptar. Ju lutem të shkojmë të votojmë. Dhe ata që nuk mundën të votojnë në Itali, të vijnë të votojnë këtu për ti dhënë dinjitet kombit shqiptar. Miqtë tanë kanë qenë gjithmonë afër. E gjith Italia, e Forca italia me Antonio trahanin nna kanëndihmuar dhe krëkojnë që Sali berisha të jetë kryeministër i Shqipërisë.