Kandidati i PL, i cili garon në siglën e koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështor, Edmond Haxhinasto u ka bërë thirrje qytetarëve të Qarkut të Elbasanit, që më 11 maj të votojnë të lirë dhe pa frikë, nëse duan ndryshimin e fatit dhe vendit të tyre.
Në takimin përmbyllës në Elbasan, Haxhinasto tha se pa zgjedhje të lira e të ndershme, nuk mund të ndodhë kurrë anëtarësimi në BE dhe pasja e një pasaporte evropiane. Sipas tij, oferta e programit të PD-ASHM, është realiste, e hartuar me dhembshuri dhe dashuri për qytetarët e vendit.
“Fatin e keni në dorë ju. Një popull sovran, i lirë dhe i mençur, bën gjthm zgjedhjen e duhur. Të votoni të lirë nga frika dhe imponimi, ky është emancipimi, ku qytetarët e saj janë të lirë dhe zgjedhin të lirë. Pa zgjedhje të lira e të ndershme s’ka BE, e as pasaportë evropiane. Kësaj herë zgjedhja është e lehtë, kundër një qeverie që s’ka ç’të ofrojë më. Të zgjidhni mes një alternative që mban fjalën dhe një tjetre që s’mban premtime e realizime.
Nëse doni t’u krijohen kushte për punësim për të rinjtë e larguar, duhet të votoni të lirë më 11 maj. Votoni të lirë më 11 maj, nëse doni që fëmijët tuaj të jenë të sigurt në shkollë. Nëse doni shëndetësi e barna, duhet të votoni të lirë më 11 maj. Nëse doni që qeveritarët të japin llogari, atëherë votoni të lirë më 11 maj. Nëse doni që Elbasani të zhvillohet, me bujqësi e blegtori, duhet të vtoni më 11 maj.
Oferta jonë është realiste, e hartuar me dhembshuri e dashuri për qytetarët e vendit. Ky program do të realizohet. Ngjarje madhështore kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Dr. Berishës, Rr.Kombit, TAP, vizat, NATO. Votoni për ASHM, fitore të gjithëve më 11 maj”, tha Haxhinasto.