Mediu: Rama nuk njeh limite, më 11 maj do t’i themi mjaft!

Mediu: Rama nuk njeh limite, më 11 maj do t’i themi mjaft!

mbyllje të fushatës elektorale në Elbasan, kreu i PD-së, Sali Berisha, zhvilloi një takim me qytetarët, ku mori pjesë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Në fjalën e tij, Mediu theksoi se Shqipëria është madhështore sepse ka njerëz madhështorë.

Ai përmendi disa nga zërat e rinj të fushatës si Enxhi Turku dhe Daniela, duke i cilësuar frymëzim për vendin. Mediu akuzoi kryeministrin Edi Rama se përbuz qytetarët dhe i sheh ata si numra në funksion të pushtetit.

“Shqipëria është madhështore sepse ka njerëz madhështorë.

Kur dëgjoj Enxhi Turkun, mendimin e saj, kur dëgjoj emocionet e Danielës, por edhe dashurinë që ka Edi për Shqipërinë, kjo është Shqipëria madhështore dhe këta njerëz e bëjnë Shqipërinë madhështore.

Shqipëria sot është në udhëkryq, kemi përballë një njeri i cili nuk njeh asnjëlloj limiti, tallet, fyen dhe përbuz qytetarët e vet.
I shikon ato thjesht si numra për interesa të pushtetit.

Sot ne kemi përballë një njeri i cili përbuz dhe tall, prandaj është shumë e rëndësishme që të ngrihemi të gjithë së bashku si njerëz që Zoti na ka dhënë dinjitet dhe liri.

Një dinjitet, liri dhe mundësi për jetën që nuk ja falim Edi Ramës, por e dedikojmë atë me respekt dhe dashuri për prindërit tanë dhe sakrificat e tyre, për fëmijët tanë, për të ardhmen e tyre, për Elbasanin dhe për të gjithë Shqipërinë, për ta bërë Shqipërinë madhështore.

Kur Daniela përmendi Zotin, nuk e kisha ndërmend ta thoja pjesën e fundit të himnit të flamurit, Daniela faleminderit, himni ynë kombëtar thotë: Se Zoti vetë e la me gojë, që kombet shumë përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë, për Shqipërinë luftojmë ne.

Fitore, votoni numrin 1, aleancën për Shqipërinë madhështore”, tha Mediu.

Share it :