Nuk ndalet uragani Berisha as ne oret e vona/ Do vijë delegacion shumë i rëndësishëm”, Berisha: Ja çfarë do ndodh para zgjedhjeve

Nuk ndalet uragani Berisha as ne oret e vona/ Do vijë delegacion shumë i rëndësishëm”, Berisha: Ja çfarë do ndodh para zgjedhjeve

Kreu i Partisë Demokratike dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” Sali Berisha ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të komentuar fushatën elektorale, por edhe pritshmëritë për zgjedhjet e 11 majit

Berisha tha se është optimist se “shqiptarët do të ndahen nga e keqja e tyre”, duke iu referuar qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama. Ai tha gjithashtu se rezoluta e propozuar nga PD dhe e miratuar nga Partitë Popullore Europiane ishte njësoj me raportin paraprak të ODIHR-it për zgjedhjet ndërsa shtoi se do të vijojë me takimet para fushatës me delegacione shumë të rëndësishme në mënyrë që problemet e Shqipërisë të evidentohen para zgjedhjeve.

“Rezoluta ka një sintoni me raportin e ODIHR-in. Nuk ka patur kurrë një raport kaq të athtë. Shumica e rekomandimeve të ODIHR-it nuk janë zbatuar. Ky sistem është anti-demokrat. Unë do kem takime prap. Do vinë delegacione të fuqishmë shumë. Do vinë delegacione shumë të rëndësishëm nga Parlamenti Europian dhe Këshill i Europës. Do vijnë para zgjedhjeve.

Të organizosh një dëgjesë në fushatë elektorale është shumë e rrallë. U organizua dhe një herë më herët për fenomenin Dushk në vitin 2002 dhe ishte organizuar edh enjë për Ahmed Masudin e Afganistanit. A i vumë ne në prozhektorë të plotë problematikat që ka vendi, e arritëm dhe unë jam shumë optimist që kjo është një mbështetje e fuqishme për shqiptarët për tu ndarë nga e keqja e tyre”,-tha Berisha.

Share it :