Topalli ngre alarmin, apel OSBE/ ODIHR: Procesi në Greqi ka dalë jashtë kontrollit, duhet monitorim ndërkombëtar
Drejtuesja Politike për Diasporën e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Jozefina Topalli, ka shprehur shqetësimin e saj të thellë mbi manipulimet zgjedhore që po ndodhin me votën e diasporës në Greqi, duke i cilësuar ato si një shkelje të rëndë të integritetit zgjedhor dhe si një krim të organizuar që dëmton thelbësisht procesin demokratik.
Ajo theksoi se ngjarjet e fundit në Greqi, ku, njerëz të paidentifikuar, pa i kërkuar identifikimin e tyre, marrin jo 1, por 10-20-50 dhe 100 zarfe votimit dhe i kthejnë në këto lokale ka firmë dhe pa shenjë identitikimi të tyre nuk janë thjesht një shkelje e ligjit, por një tentativë për të manipuluar votat dhe për të korruptuar postierët që janë pjesë e procesit zgjedhor.
Topalli denoncoi se menaxhimi ekstra ligjor që po i bëhet procesit të votës së diasporës në Greqi është alarmanet dhe kërkon vëzhgim të rreptë ndërkombëtar.
Unë dua të shpreh një shqetësim të thellë, serioz dhe urgjent në fakt, për çfarë po ndodh edhe në këtë moment, edhe dje, pardje dhe pesë ditë më parë në Greqi. Vijojnë të vijnë informacione që në ato që quhen qendra të shërbimeve postave që zakonisht janë lokale të lojërave të fatit, njerëz të paidentifikuar, pa i kërkuar identifikimin e tyre, marrin jo 1, por 10-20-50 dhe 100 zarfe votimit dhe i kthejnë në këto lokale ka firmë dhe pa shenjë identitikimi të tyre.
Nëse një votë hidhet në një lokal të lojërave të fatit, në errësirë, pa identifikim dhe pa firmë të personit që i merr, sigurisht që kjo është një votë që nuk mund të vlerësohet.
Nuk jemi thjeshtë në kushtet e një shkelje ligjore, kur ky fenomen nuk është vetëm në një zonë, por është shpërndarë në të gjithë territorin, në të gjithë lokalet e lojërave të fatit, sigurisht kjo e ka emrin manipulim të procesit zgjedhor në Greqi.
Kjo ka bërë që ne për të disatën herë të reagojmë.
Unë sot i bëj thirrje ODIHR dhe OSBE të kenë një fokur të veçantë me procesin që po ndodh në Greqi. Një monitorim ndërkombëtar i mbi procesin që ka kaluar jashtë kontrollit dhe që për ne, gjykojmë dhe kemi të gjitha dyshimet se po kryhet nga partia në pushtet, ne kërkojmë mbështetjen dhe monitorimin ndërkombëtar.
I rikthehemi dhe i bëjmë thirrje KQZ të bëjë auditimin e të gjithë kutive të votimit, mënyrën e transportit të tyre së bashku me fletët e votimit që kanë çuar në Greqi, dhe transportit të tyre nga Greqia në Shqipëri.
I kërkojmë SPAK të nisë një hetim penal dhe ti përgjigjet pyetjeve se kush janë ato të cilët po përdorin dhe po kryejnë veprime ekstraligjore dhe po marrin pa identifikim dhe nënshkrim votën që është një vullnet i besimit të qytetarëve shqiptarë të cilët duhet ta kenë lirinë e tyre dhe për të sjellë vullnetin e tyre.
Ky është shkretësimi kryesor.
Unë do të shtoj këtu edhe një shqetësim shtesë që grupi këtu ka identifikuar.
Jo vetëm në një rast, por në qindra raste, po ndodh që ata që kanë votuar jashtë, të gjejnë emrin e tyre në lista të cilët mund të votojnë dhe në Shqipëri.
Jemi në kushtet kur nuk është respektuar kodi zgjedhor, që ata që regjistrohen në PER kanë emrin e tyre në një listë të veçantë dhe ata që nuk janë regjistruar, nuk mund të vijnë të votojnë në Shqipëri. Pra kemi edhe raste të tilla.
Do i bëj thirrje edhe njëherë thirrje OSBE-ODIHR që në kushtet ekstraligjore të menaxhimit të procesit zgjedhor, ose më mirë të daljes jashtë kontrollit të procesit zgjedhor në Greqi, monitorimi ndërkombëtar është imperativ për një proces zgjedhor që do të ishte normal.
Ajo që po ndodh në Greqi është një rast i veçantë, por nuk është hera e parë që ka pasur problematika dhe shkelje në vende të tjera. Për shembull, në Italin e jugut, ka pasur dhe atje shkelje apo përpjekje për të korruptuar postierët.
Ajo që po ndodh në Greqi është një kapitull i një krimi zgjedhor, manipulimi politik i votave që po ndodh atje. Shkuarja për të tërhequr pa identifikim për të marrë zarfin, apo për të dorëzuar zarfet, faktikisht e bën të pavlefshme votën që është marrë në mënyrë jashtëligjore.
Pra, këto raste janë krime zgjedhore dhe janë një manipulim i procesit zgjedhor.
Kjo nuk është dita e parë që po flasim për këtë temë, gjatë gjithë kësaj jave në mënyrë të përditshme kemi dalë për të tërhequr vëmendjen dhe për t’i bërë thirrje KQZ-së që të kërkojë llogari, pasi DHL, si nënkontraktor, ka dalë jashtë kontrolli dhe ne kemi dyshime të thella që po kontrollohen nga njerëz të pushtetit, sepse gjithë procesi është dezintegruar. Ky është një cenim i rëndë i integritetit zgjedhor në shtetin grek.
Përsëris, kjo nuk është thjesht një shkelje e ligjit, por është një proces që ka dalë jashtë kontrolli. Prandaj po kërkojmë edhe OSBE/ODIHR, sepse ky vëzhgim ndërkombëtar është i domosdoshëm”.