A mund të mendohen këto zgjedhje të lira dhe të barabarta me drejtësinë e Irena Gjokës?
Nga Ndriçim Kulla/
Drejtësia në realitetin e krijuar shqiptar është bërë një labirint llumi dhe balte. E ashtuquajtura reformë e re e transformoi atë në një instrument pushteti , i cili ka disa vjet, që nga dita në ditë, nga muaji në muaj, nga ngjarja në ngjarje, duket se është bërë plotësisht një vegël në shërbim të diktaturës. Propaganda e regjimit tonë i hedh poshtë këto pretendime dhe duke qëndruar mbi kapakun e fakteve që ka i mbuluar i mjegullon, e quan drejtësinë e re një sukses të jashtëzakonshëm dhe si për ironi i qëndron kaluar përsipër kalvarit të saj .
Juristët dhe profesionistët e fushës përball avoketërve ideologjikë të sistemit kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë përballë gjykimit të fakteve, duke na vizatuar përfundimin e një drejtësie politike, e cila është krijuar për të mbështetur pushtetin e Edi Ramës të kthyer në regjim ,në mënyrë që ai të vazhdoj sa me gjatë në pushtet .
Ndërkohë që ne aktualisht po shkojmë drejt fundit të fushatës zgjedhore, drejtësia politike po vazhdon rrugën e saj të errët për të cilën edhe është krijuar . Bilanci i saj dramatikë i cili nuk gjeti kurrë pak hapësirë mediatike për tu pasqyruar shprehë edhe një shqetësim tjetër të madh për strategjinë e pushtetit për mbulimin e fytyrës së vërtetë të saj.
Por a mund të gjesh dot në këto kushte një justifikim të vërtet përball faktit dramatik, se magazina e dosjeve të drejtësisë penale dhe civile që presin radhën e shqyrtimit për të dhënë drejtësi ka kapur shifrën 150 mijë nga 20 mijë që ishte niveli para drejtësisë së re?
Por këtu nuk të zhgënjen dhe të çmend vetëm sasia e kësaj shifre, që tregon se deri në çfarë nivel ka shkuar zvarritja në kohë e drejtësisë për të shqyrtuar ,gjykuar dhe për tu dhënë drejtësi shqiptarë֝ve , por më shumë cilësia e vendimeve që jep kjo drejtësi.
Aktualisht sot problemin më të madh shoqëria jonë shqiptare e ka me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, sidomos legjitimitetin e kontestuar me qindra e qindra fakte dhe prova të panumërta, se çfarë padrejtësie kryen pushteti në këtë proces për ti fituar me një rrëmbim të ri edhe këto zgjedhje.
Po a mund të quhen vallë këto zgjedhje të lira dhe të barabarta me drejtësinë e Irena Gjokës?
Këtë surrogato drejtësi që kemi sot, Sorosi me kukullën e tij Edi Ramën e kthyen në një gjiriz të vërtet ku intrigat fshihen brenda saj me njëmijë e një makinacione duke sfiduar çdo lloj arsye që lidhet me misionin që ka drejtësia në vetvete. Edhe xhungla të jep një rrugë ose krijon një mundësi që të ndjekësh arsyen.
Është bërë e vështirë, shumë e vështirë për ta bërë sot këtë me drejtësinë shqiptare.
Po ku mund ta gjesh fillin e këputur të kësaj arsye në rrugën e drejtësisë së re si në rastin emblematik të Irena Gjokës?
Do ndjehej i turpëruar çdo sistem shtetëror ose juridik në çdo cep zululandi, apo kudo qoftë, përveç vendeve demokratiko perëndimore që i kanë histori të shkuara para mesjetare këto histori të turpshme, të cilat ia kanë ç’vleftësuar shtetit çdo monedhë dhe kredencial.
Karshi shumë proceseve të pastra politike që drejtësia ka hapur në prag të zgjedhjeve parlamentare si burgosjet, dënimet ose trysnitë e drejtuesëve të opozitës, opinion i pastër publik ka bërë pyetje të shumta dhe të herë pas hershme në lidhje me pa mundësinë për të kuptuar shumë nyje dhe hallka të mistershme të këtyre proceseve ku fshihej qëllimi dhe ideologjia.
Por më së shumti është pyetur për Irena Gjokën, se çfarë përfaqëson misteri saj, kush ishte Irena,si ishte e mundur që ajo u bë gjykatëse dhe qëndronte si e tillë në një institucion specifik dhe mjaft të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, pse nuk iu përgjigjej akuzave publike për hir të transparencës , etj etj..
U desh mbi një vit që e vërteta e saj e inkriminuar të mbahej e fshehtë dhe kapsuluar në bashkëpunim me organet ligjzbatuese ku ne sot të kemi para syve dy Irena. Irenën e dënuar penalisht për shkelje të ligjit dhe Irenën gjykatëse që ka bërë një krim edhe më të rëndë, duke u falsifikuar së bashku me institucionin ku ajo ka ushtruar një detyrë në rolin e një kontrabandisti.
Lënia e saj me kujdes në një cep të errësirës është në të vërtet një aventurë e pa rrëfyer mire që me siguri do ketë kohën e saj për tu bërë.
Heshtja ,anashkalimi , zgjatja dhe mbulimi i skandalit për mbi një vit është një aventurë antiligjore me përfshirjen e tërë institucioneve shtetërore brenda dhe me fajtorë kryesor SPAK-un.
Kjo është drejtësia e re lodrave të udhëtimit me të cilat mbulohen të gjitha padrejtësitë e saj që ajo ka bërë.
Të rishikohet vetingu i Irena Gjokës, Altin Dumanit apo i Arben Krajës apo të tjerëve prokuror dhe gjykatës të përfshirë në pezullimin e dosjeve të nxehta qe i kanë mbyllur për hir të përfitimeve vetjake nuk është zgjidhje shteruese dhe e sinqertë. Vetingu domosdoshmërisht duhet ribërë, por duhet të analizohen dhe të rivlerësohen vendimet e tyre dhe të shqyrtohen me përgjegjësi fajet që kane bërë, sepse në fund të fundit vendimet e tyre u kanë bërë dëm të madh individëve si në rastin kur kane dhe vendime ndëshkuese me pa të drejt, por edhe në rast kur kanë shmangur në mënyre korruptive vendimet që meritonin dënim.
E vërteta e bërë publike mbi dënimin e fshehur të Irena Gjokës në Greqi ,hedh dritë të fortë mbi historitë e zeza të mbarsjes së drejtësisë së re sorosiane dhe rolin e vërtetë të ndyrësisë së saj. Ajo ç’vleftëson katërçipërisht çdo pretendim të avokatëve patronazhistë , si brenda Shqipërisë të bërë nga opozita dhe zërat e shumtë publikë, por edhe nga faktori ndërkombëtarë, dhe po bën prezent ne mënyrë të pa kundërshtueshme ideimin e një reforme te re në drejtësi ,e cila duhet te jetë me një asistencë ndërkombëtare pa shejtanin brenda.