Patate në pistën vlonjate!

Patate në pistën vlonjate!

Flavio Qarri

Përpjekje e dëshpëruar e kryeministrit dikur propagandist i talentuar me aeroportin e Akërnisë. Krahas shkeljeve të lejes së ndërtimit edhe sot nuk mund të ishte veçse një dështim spektakolar. Edi Rama dhe mediet eksperte të aviacionit me perime rektale na thanë që u bë fluturimi certifikues. Në fakt nëse verifikon me pak kërkim zbulon se certifikimi bëhet me një procedurë të quajtur ORAT Operational Readiness, Activation, and Transition.
Është e panevojshme të themi që në Vlorë ndodhi një tjetër gjë pa lidhje me procedura serioze aeronautike.

Por konkretisht në Vlorë ka shkuar avioni privat i një mikut të Kryeministrit. Avioni në fjalë për këtë qokë po rrezikon shumë.

Disa pyetje të vogla janë detyrime të rastit:

Ku është kulla e kontrollit dhe cili është kontrollori? Nëse ka.

Ku është regjistruar fluturimi certifikues dhe cili është kodi i fluturimit? Nëse ka.

Nga cili aeroport u nis avioni dhe si e deklaroi destinacionin te pika e nisjes? Nëse e ka bërë.

A ka deklaruar piloti që ka bërë ulje emergjence në një aeroport ushtarak të braktisur për të shmangur penalitete? Se rregullat do e detyronin të shkonte në Korfuz, Bari, ose Tiranë.

A ka ngelur galiç avioni në këto momente në asfaltin e pakolauduar të Akërnisë?

Çfarë difekti ka avioni që nuk niset në destinacionin e vërtetë?

A po vonohet pjesa për avionin e nisur me urgjencë nga Tirana?

A është e vërtetë që në fakt do dhe një vit që të fillojë diskutimi për hapjen e vërtetë aeroporti?

Kur fluturon, fluturon me gjithë samar apo me pras zyrtar?

Mbase nuk plotëson asnjë kusht sigurie por aty në Poro është një manastir shumë i bukur ndaj le të parkohen për një lutje dhe e ruajt ZOTI aviacionin

Share it :