Berisha: Brenda një mandati do shlyejmë borxhin për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit! Do anulojmë çdo ligj të Ramës për grabitjen e pronave

Berisha: Brenda një mandati do shlyejmë borxhin për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit! Do anulojmë çdo ligj të Ramës për grabitjen e pronave
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka premtuar ish-pronarëve dhe ish-të përndjekurve se, brenda një mandati do të shlyejë borxhin.

Lideri i opozitës u shpreh gjithashtu se, do të anulohet dhe çdo ligj të Edi Ramës për grabitjen e pronave.

“Një mesazh kam për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit politikë.

Duke u shprehur nderimin më të madh, por edhe ndjesë për gabimet që kjo parti ka bërë në ligje të caktuara, u jap fjalën e nderit se detyrimin që shoqëria shqiptare ndaj tyre, Sali Berisha e kërkon borxhin e nderit të tij.

Dhe ai borxh do shlyhet brenda një mandati.

Ai është borxh dhe vetëm borxh.

Dhe shoqëria nuk do u rrijë më asnjë ditë më shumë se mandatin e parë.

Do i japim përgjigjen përfundimtare pronës.

Do anulojmë të gjithë ligjet e sotme të Edi Ramës që grabit, plaçkit pronat si në vitin 1946.

Paralajmëroj ministrat strategjikë, a e morët vesh o miq, se pas Xhaçkës strategjike, doli Ibrahimi strategjike.

Këta një dhe dy, bëjnë burrat strategjikë.

Do ua marrim të gjitha ato prona dhe do u jepen pronarëve.

Mos guxoni të prekni pronat e shqiptarëve”, tha Berisha.

Share it :