Berisha: Organizata më e fuqishme politike e Europës e ka denoncuar Ramën për blerjen e votës me 5 forma
Blerja e votave nga qeveria e Edi Ramës është e faktuar ndërkombëtarisht thotë lideri i PD-së Sali Berisha duke iu referuar rezolutës së PPE-së.
“E kemi të verifikuar, të vërtetuar absolutisht. Dhe siç e dini ju, rezoluta e Valencias, e Partisë Popullore Europiane, që është organizata më e fuqishme politike e Europës, ka denoncuar Edi Ramën për këto zgjedhje për blerjen e votës me lekë, me kanabis, me punësime, me prokurime, me banda.
Këto thotë rezoluta, janë pesë format me të cilat Edi Rama po blen votat”, tha Berisha.