Chris LaCivita e thot troc: Nuk punoj me komunistet si Edi Rama
Këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita ka folur për ‘Non Grat-ën’ e Berishës, komunikimet me DASH dhe për kryeministrin Edi Rama.
Ai në Top Channel, tha se nuk punon me ‘socialistët, komunistët, si Edi Rama’.
Pyetjes nëse është mësuar me këtë lloj kundërshtari (Rama), ai u përgjigj duke thënë “Jam mësuar të merrem me kundërshtarë të paqëndrueshëm dhe Edi Rama është i tillë. Fushata s’ka të bëjë me mua, por me 12 vjeçarin e tij të fundit si kryeministër”.