Nga Petrit Vasili: Trump i hoqi Berishes non gratën sorrosiane dhe riktheu dashurine e shqiptareve per Ameriken serish te madhe!

Nga Petrit Vasili: Trump i hoqi Berishes non gratën sorrosiane dhe riktheu dashurine e shqiptareve per Ameriken serish te madhe!

Petrit Vasili

Shpejtesia e reagimit ndaj situatave apo ceshtjeve te mprehta te caktuara eshte kjo cilesia e paarritshme e Amerikes.
Ndersa te tjeret neper Europe mbeten peng i burokracive, inercive dhe tradicionalizmave anakronike, perkundrazi Amerika sapo konstaton se nje ceshtje a situate ka degraduar ndermerr veprime qe i lene kundershtaret e saj gojehapur.
Rasti i Berishes eshte shembulli me emblematik per kete.
Amerika sorrosiane i beri deme te pallogaritshme demokracise ne Shqiperi.
Askush nuk ka harruar ligesine dhe kompromentimin e thelle te deklaratave te Youri Kim, apo me tej ato te Palmer e me tej te Eskobar.
Mjerisht permes ketyre personazheve dhe me lart akoma me Blinken Amerika u shfaq perpara shqiptareve si shkaterruese e atyre parimeve te demokracise ,qe ajo vete i kishte mbrojtur dhe kultivuar me pare si askush tjeter ne Shqiperi duke sjelle ebajtur ne kembe zemren e demokracise qe eshte pluralizmi politik.
Ambasada amerikane, qe shqetesohej per kerpudhen prej porcelani te Kryeministria dhe nuk shqetesohej fare per shkaterrimin e zgjedhjeve te lira, korrupsionin e tmerrshem dhe kanabizimin e Shqiperise dhe kthimin ne narkoshtet, ishte kjo fytyra e nje Amerike, qe zhgenjeu shume thelle shqiptaret popullin qe me shume se kushdo e ka dashur Ametiken.
Sanksionimi i Berishes ishte kulmi i komplotit.
Nuk sanksionohej si non grata Rama i McGonigalit, i Sinaloas, i gruas se Bilalit, i fushates se ndyre kunder vete presidentit Trump, por u sanksionuar Berisha sepse banda e sorrosianeve duhej ti largonte cdo pengese Rames.qe te rrinte ne pushtet dhe te vazhdonte te korruptonte.
Kjo solli ate qe nuk e mendonte askush dhe pikerisht nje renie dramatike te besimit te shqiptareve tek Amerika, kur dihet qe shqiptaret kane qene populli me proametikan ne Europe.
Ndaj vendimi i Trump me shume se vete heqja e non grates Berishes eshte rikthimi i besimit tek Amerika si nje vend mbeshtetja e te cilit per Shqiperine ka qene dhe mbetet e pazevendesueshme.
Ky vendim i Trump solli ringjalljen e besimit tek demokracia dhe funksionimi i saj.
Vendimi i Trump shpetoi opoziten nga asgjesimi mafioz sortosian.
Vendimi i Trump i hapi rrugen e clirimit nga narkoshteti dhe narkoqeverisja.
Vendimi i Trump solli nje kohe krejt te re te paimagjinueshme pak muaj me pare per Shqiperine.
Zoti bekofte Presidentin Trump dhe Ameriken serish te madhe te vlerave dhe parimeve!

Share it :