‘Rama në krye të skemës!’/ PD jep me EMËR E MBIEMËR rrjetin e patronazhistëve! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion për të blerë vota
Partia Demokratike ka denoncuar publikisht emrat e personave të përfshirë në krimin elektoral të Shqipërisë, duke i renditur ata në qarqe të ndryshme, dhe duke i lidhur ata me aktet e shitblerjes së votave.
PD ka bërë thirrje për ndëshkimin e këtyre individëve dhe ndalimin e çdo forme të abuzimit me procesin zgjedhor.
Denoncimi
Në Qarkun Durrës
PD ka identifikuar disa individë që janë të përfshirë në krimin elektoral. Në lagjen 3 është Roni Shqopa, në lagjen 10 Gëzim Kosovari, ndërsa Gjergji Dauti, i cili është edhe ati i kryeinxhinierit të UKD-së, figuron në lagjen 13. Po ashtu, në lagjen 15 është Feta Mataj dhe në lagjen 18, Erion Koçllari. Emra të tjerë përfshijnë Evis Pengilin, drejtor i Kadastrës, dhe Edmond Kumarakun, i cili është i përfshirë në blerje votash në Rimini, Itali, duke abuzuar me pozitat e tij si punonjës në ambasadën shqiptare në Romë.
Në Qarkun Shijak
Janë identifikuar emra të tjerë të lidhur me patronazhistët, si Saimir Tusha dhe Jul Balla, ndërkohë që në lagje të tjera si Shkallnur, Arapaj dhe Gojas, figurojnë emra të njohur për abuzim, si Artur Feta dhe Blendi Shika.
Në Bashkinë Vorë
PD denoncon se janë aktivizuar elementë kriminalë me precedentë penalë, të cilët janë reaktivizuar nga ministri Blendi Gonxhe dhe përdorin përfitime monetare për blerjen e votave. Blerim Shera, kryetari i bashkisë, dhe Elton Shahinaj, shefi i komisariatit, janë akuzuar për shpërndarjen e fondeve dhe organizimin e një rrjeti të shitblerjes së votave, përmes individëve të tjerë si Flore Zela dhe Ermal Dedej.
Në Qarkun Korçë
PD ka denoncuar Valentin Nallbatin dhe zv.ministrin Jaupllari, të cilët akuzohen për shpërndarjen e parave në këmbim të votave, sidomos në Devoll dhe në hapësira të tjera të Korçës.
Në Qarkun Kukës
Denoncimet përfshijnë drejtues të administratës shtetërore që kanë ushtruar presion për të siguruar vota. Emra të tillë si Sami Mata, Agron Hoxha dhe Alpert Muja janë të përfshirë në abuzime zgjedhore në Shishtavec, Topojan dhe Zapod.
Në Mamurras
Janë publikuar emra të tjerë, si Bashkim Lika, Afrim Memas, Alban Myftari dhe të tjerë që janë të lidhur me përfshirjen në krimin elektoral dhe shitblerjen e votave. Ky fenomen është denoncuar edhe nga SPAK, i cili po heton përfshirjen e këtyre individëve në korrupsionin elektoral.
Me këtë denoncim, PD kërkon një hetim të plotë dhe ndëshkimin e atyre që kanë abuzuar me procesin zgjedhor, duke përdorur patronazhistët për të manipuluar zgjedhjet dhe për të ndikuar në rezultatin final. Ndërkohë emrat do të referohen në KQZ dhe në SPAK.
Dua të theksoj se Partia Demokratike ka krijuar një portal në faqen zyrtare të saj në pd.al me titull “Krimi Zgjedhor”, dhe pjesë e këtij portali është “Muri i Zi i Patronazhistëve”. Janë publikuar emra patronazhistësh nga qarqe dhe bashki të ndryshme. Kjo punë vazhdon dhe çdo rast patronazhimi apo shitblerjeje votash do të publikohet në këtë faqe, në “Murin e Zi” të patronazhistëve dhe blerësve të votës, si dhe do t’i referohet KQZ-së dhe organeve të tjera ligjzbatuese.
Partia Socialiste ka intensifikuar në ditët e fundit intimidimin, joshjen financiare për blerjen e votës, abuzimin me funksionet publike dhe shfrytëzimin e institucioneve të ndryshme. Por qytetarët po reagojnë duke i denoncuar dhe refuzuar këtë dhunë institucionale dhe banditeske, që po e shfrytëzon Partia Socialiste, tashmë e refuzuar në mënyrë masive nga qytetarët.