‘Shqipëria s’mund të lejojë një mandat të katërt”, LaCivita: Merrni familjarët, miqtë dhe pushojeni nga puna Edi Ramën

Fjala e Chris LaCivita

Uau, gjithnjë habitem se sa e madhe është gjithë kjo turmë.

Faleminderit Shqipëri, faleminderit për mbështetjen tënde dhe që ndan të ardhmen dhe shpresat e tua me ne.

Shqipëria sikurse e dëgjuam dhe më parë, ndodhet në një udhëkryq.

Jo vetëm për ëndërrat tuaja, dhe të familjeve tuaja, por edhe për pozicionin e këtij në arenën ndërkombëtare.

Shqipëria nuk mund të lejojë më edhe një mandat tjetër të Edi Ramës. Korrupsioni, dështimi i ekonomisë, e cila ka shkatërruar familjet, mungesa e një mundësie punësimi të qëndrueshme, gjithçka e cila përkufizon lumturinë tuaj, Edi Rama ua ka marrë.

Por ju keni tani, një shans historik.

Një shans që ti tregoni botës që populli shqiptar e refuzon politikën e të kaluarës.

Se ju nuk do të frikësoheni dhe nuk do të rreshtni së luftuari për familjet tuaja.

Por kjo ndodh vetëm nëse shkoni të votoni.

Merrni me vete familjen, miqtë, fqinjët dhe pushojeni nga puna Edi Ramën.

Në Shqipërinë e re me doktor Berishën, ju do të keni një njeri i cili ka shpëtuar jetë.

Pse të mos e vendosni besimin tuaj tek një mjek, i cili do të shpëtojë të ardhmen e Shqipërisë, me një plan real i cili do të rregullojë ekonominë dhe do ti japë fund korrupsionit.

Dhe një plan real i cili do ta përmirësojë jetën tuaj.

Vij sot tek ju si një amerikan, i cili sheh një të ardhme të ndritur për një vend të madh dhe për një popull të shkëlqyer.

Gjithë bota i ka sytë nga këto zgjedhje. Votoni për të ardhmen tuaj, votoni për mbështetjen tuaj.

Faleminderit Shqipëri dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Share it :