Socialisti i 30-viteve, mjeku Shkëlqim Ahmetaj, i pranishëm në takimin përmbyllës të kësaj fushatë të PD-ASHM, theksoi se qeveria e Rilindjes i ka lënë në mëshirë të fatit njerëzit në nevojë, dhe sipas tij, kjo është një peng shumë i madh për familjarët pasi nuk ka qendra multi-displinore.

Ai tha se ndryshimi është vlera e demokracisë dhe sjell gjithmonë gjëra të mira për vendin, dhe u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 1 nëse do që këto të mira të vijnë.
“Përshëndetje Dr. Sali Berisha! Unë jam këtu sot së pari për t’ju mbështetur të gjithëve ju që jeni në këtë shesh. Është e vërtetë që jam një socialist prej 30-vitesh. Ndodhi dje pas ditës së mbrëmshme, kur dëgjova kryeministrin. Por do të jem edhe nga dita e hënë kur të lexoj atë rezultatin. Unë jam këtu për t’ju thënë të gjithë këtyre këtu që në 12 vite qeverisje të rilindjes, kam qenë aty si një nëpunës të administratë, në mbrojtje të çdo njeriu në nevojë.
Jam marrë gjatë gjithë jetës sime, me njerëzit në nevojë. Kam ndjerë zhgënjim sepse e kam ngritur në çdo fushatë elektorale problematikën e njerëzve në nevojë. Në Shqipëri për fat të keq në vitin 2025, ne nuk kemi qendra multi-disiplinare për të trajtuar fëmijët dhe familjarët e atyre që kanë probleme. Domethënë çdo prindër që ka fëmijë me probleme vuan sfida të jashtëzakonshme.
Doktor, jam këtu për t’ju kërkuar në emër të tyre ti shtosh një premtim kësaj kategorie që në qeverisje gjatë vitit të parë t’i jepni së paku Tiranës multidisiplinare model që këta fëmijët të shkojnë, të kalojnë ditën, ku familjarët të dalin dhe të punojnë, të jetojnë me dinjitet, dhe të mos mbeten peng dhe mos zvarriten për një pagesë qesharake. Po ju bëj thirrje përqafojeni ndryshimin, bëhuni të fortë. Ndoshta nga ky moment do të hidhen akuza, u ble, u shit, kur mos e shisni votën mos u blini për asnjë arsye.
Liria nuk blihet, nuk ka çmimi dhe t’ju mësojmë të gjithëve se ndryshimi është vlerë demokracisë, ndryshimi sjell gjëra të mira. Guxoni dhe ndryshoni!” tha Ahmetaj.