Cudira nga SPAK/ Denoncoi krimin elektoral, procedohet denoncuesi Xhemal Gjunkshi

Cudira nga SPAK/ Denoncoi krimin elektoral, procedohet denoncuesi Xhemal Gjunkshi

Policia e Dibrës ka dërguar për procedim në SPAK kandidatin për deputet të Partisë Demokratike në këtë qark për zgjedhjet e 11 majit, Xhemal Gjunkshi dhe 3 persona të tjerë, pasi bllokuan një makinë me përfaqësues të PS mbrëmjen e djeshme në Maqellarë, nën dyshimin se po bliheshin vota.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15 të mbrëmjes së djeshme, teksa vetë Gjunkshi ka telefonuar Policinë për makinën që kishin bllokuar nën dyshimin e blerjes së votave, teksa brenda saj ndodheshin dy persona.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, materialet janë referuar pranë SPAK për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, ndërsa në hetim janë përfshirë edhe veprat “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”.

Me datë 09.05.2025, rreth orës 21.15, në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka mbërritur një telefonatë nga shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), i cili shprehej se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.

Menjëherë, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.

Për sa më sipër, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç; Xh.Gj., 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç.”– njofton policia.

Share it :
Përdorimi i gazit të skaduar/ A po bën Edi Rama gjenocid të hapur dhe pa asnjë mëshirë ndaj shqiptarëve? Nga Felix Bilani/ Perdorimi i gazit lotsjellës të tipit CS, i rezultuar i skaduar që prej korrikut 2023, gjatë protestës në Tiranë nuk mund të trajtohet me si incident operacional apo gabim administrativ. Ky akt, i dokumentuar materialisht, përbën ushtrim të vetëdijshem të dhunës shtetërore ndaj popullsisë civile, në kushte ku rreziku shendetësor ishte i parashikueshëm, i njohur dhe i shmangshëm. Kur një shtet përdor substanca kimike të skaduara në hapesirë publike, duke ekspozuar masivisht qytetarë, kalimtare, të moshuar dhe femijë, ai nuk po administron rendin. Ai po prodhon dëm kolektiv. Në këtë kuptim, përtej terminologjisë teknike, ky akt përmbush kriteret e asaj që në gjuhen politike dhe morale quhet gjenocid i ngadaltë shendetësor, jo si eliminim i menjëhershëm fizik, por si ekspozim sistematik i popullsisë ndaj rrezikut, nëpërmjet mjeteve shtetërore, jashtë çdo norme sigurie. Skadenca si provë e dijenisë dhe qellimit duke parë se data e skadencës nuk është detaj i harruar në etiketë. Ajo është provë objektive e dijenisë së mundshme. Një institucion shtetëror, e di ose duhet te dijë çfarë përdor, e di ose duhet të dijë së një substancë e skaduar është jashtë certifikimit, e di ose duhet të dije se pasojat nuk janë më të kontrollueshme. Kjo e zhvendos çështjen nga pakujdesia e thjeshtë në pakujdesi të rëndë me elementë dashjeje eventuale, pranimi i rrezikut si pasojë e parëndësishme përballë objektivit të shtypjes. Sipas standardeve të National Institute of Justice (NIJ) dhe European Committee for Standardization (CEN), përdorimi i pajisjeve kimike pas skadencës është i ndaluar, është jashtë autorizimit ligjor, përbën rrezik serioz për shëndetin publik. Pra kemi përdorim të mjetit të rrezikshëm jashtë ligjit nga vetë shteti. Nga shkelje e të drejtave të njeriut në dhunë shtetërore sistemike Sipas konventës europiane për të drejtat e njeriut, shteti ka detyrim pozitiv të mbrojë jetën dhe shëndetin e individëve, veçanërisht kur ushtron forcë, por kur shteti, përdor substanca kimike të skaduara në mjedis urban pa diferencim midis protestuesve dhe popullsisë atëherë kemi dështim të rëndë të këtij detyrimi. Në këtë pikë, dhuna nuk është më episodike, Ajo bëhet sistematike, sepse buron nga politika shtetërore e menaxhimit të rendit dhe realizohet nga struktura të organizuara që prek një popullsi civile të gjerë Ky është territori juridik ku një fotogazetar, qytetar apo profesionist ka të drejtë morale dhe politike ta quajë këtë akt gjenocid, në kuptimin e shkatërrimit të qëllimshëm të shendetit dhe dinjitetit të popullsisë, jo përmes luftës, por përmes aparatit shtetëror. Përgjegjësia shtetërore nuk është abstrakte. Përgjegjësia është konkrete dhe e gjurmueshme….. kush ruajti stokun kush certifikoi pajisjet kush dha urdhrin kush e zbatoi kush heshti me pas. Mosveprimi pas faktit e bën shtetin bashkëpërgjegjës, sepse heshtja institucionale është vazhdim i aktit, jo korrigjim i tij. Sepse një shtet që përdor gaz kimik të skaduar ndaj qytetarëve të vet nuk ka me problem rendin publik. Ai ka problem legjitimitetin moral dhe juridik të vetë pushtetit. Burimet dhe referencat World Health Organization (WHO) Tear Gas and Riot Control Agents – Health and Safety Considerations Centers for Disease Control and Prevention (CDC) Facts About Riot Control Agents (CS) National Institute of Justice (NIJ – U.S. Department of Justice) Chemical Agent Use and Safety Guidelines European Committee for Standardization (CEN) Standards for Pyrotechnic and Chemical Croëd-Control Devices European Convention on Human Rights (ECHR / KEDNJ) Neni 2 (E drejta per jeten), Neni 8 (integriteti fizik) Hu, H. et al. Toxicological Revieë of Ortho-chlorobenzylidene malononitrile (CS) Journal of Occupational and Environmental Medicine.