Ka dështuar t’u japë shqiptarëve një të ardhme’/ LaCivita: Rama i frikësohet kritikës dhe nuk përballon lirinë e fjalës

Ka dështuar t’u japë shqiptarëve një të ardhme’/ LaCivita: Rama i frikësohet kritikës dhe nuk përballon lirinë e fjalës

Kryestrategu i fitores së Presidentit Donald Trump dhe i fushatës së PD-ASHM në Shqipëri, Chris LaCivita, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka një problem të thellë me demokracinë. Në intervistë për emisionin “Çim Peka LIVE”, gazetari Çim Peka e pyeti nëse pas dy muajsh vajtje-ardhje në Shqipëri ka arritur në përfundimin që vendi ka probleme me demokracinë.

LaCivita tha se në një demokraci funksionale, qytetarët kanë të drejtë të kritikojnë qeverinë dhe të diskutojnë zgjidhje të ndryshme, por kjo e drejtë në Shqipëri shtypet. LaCivita tha se edhe ai vetë është sulmuar, megjithëse nuk kandidon për ndonjë post. Sipas tij, çështja e vërtetë nuk është ai, por dështimet e Ramës për të ofruar një të ardhme që i mban qytetarët në vend. Ai shtoi se sulmet dhe shpërqendrimi janë mënyra që Rama përdor për të shmangur përgjegjësinë për 12 vitet e keqqeverisjes.

Çim Peka: Criss, në ka diçka që është e sigurtë, pozitive, pa pasur nevojë të presim rezultatin e zgjedhjeve, me ardhjen tuaj, është fakti se Edi Rama është ekspozuar ekzaktësisht ashtu siç është.
Në 12 vite, opozitën ose e ka shantazhuar ose e ka blerë, sistematikisht, sa ka sulmuar çdo zë kundër tij apo kundër opozitës, duke e targetuar menjëherë si armik dhe kundërshtar, çdo gazetar që ka qenë kundër tij, duke filluar nga unë, kemi pas këtë betejë, targetoheshim, fyheshim, vazhdojmë të targetohemi, të fyhemi prej tij, vetëm se e kritikojmë. Në këtë situatë u gjendët ju që ditën e parë.

Prej dy muajsh vajtje-ardhje në Shqipëri, a keni arritur në konkluzionin që Shqipëria ka probleme me demokracinë?

LaCivita: Unë mendoj se Edi Rama ka një problem të madh me demokracinë, sepse në demokraci ku ekzistojnë liritë, ti ke të drejtën si qytetar, si njeri, që të kritikosh qeverinë, dhe po ashtu ke të drejtën tënde që të diskutosh mënyra të ndryshme se si ti mund t’i ndihmosh njerëzit.

Edhe njëherë, Edi Rama e kalon kohën e tij duke më sulmuar mua, por unë nuk jam duke garuar në ndonjë post për diçka, ai do të më bëjë mua një çështje.
Çështja e vërtetë, problematika e vërtetë, është ka qenë dhe do të jetë dështimet e tij në këto 12 vite, pamundësia e tij për t’u ofruar një të ardhme qytetarëve, një e ardhme ku qytetarët nuk do e kishin të detyrueshme të largoheshin nga vendi i tyre dhe të ndaheshin nga familjet e tyre për një të ardhme më të mirë, për punësim.

Fakti që ai nuk i përgjigjet faktit që çmimet janë rritur dhe pagat janë mjaft të ulëta, këto janë çështje për të cilat ne debatojmë vazhdimisht në Shtetet e Bashkuara.
Dhe ndonjëherë, ne si profesionistë të cilët ndihmojnë në drejtimin e fushatave të ndryshme, përballemi me sulme të tilla, ndërkohë këtu është pak si ndryshe situata.

Megjithatë, çdo gjë, edhe njëherë, bëhet për të shpërqendruar, për të hequr vëmendjen, sepse Edi Rama nuk përgjigjet dot për gjithçka që ka bërë dhe për gjithçka që nuk ka bërë gjatë këtyre 12 viteve.

Share it :