Denoncimi: 20 karta vëzhguesish të falsifikuara kapen në shkollën ‘Konferenca e Pezës’
Partia Demokratike ka denoncuar një rast të rëndë të falsifikimit të dokumenteve zgjedhore në qendrën e votimit të vendosur pranë shkollës “Konferenca e Pezës” në Tiranë.
Sipas informacioneve të ardhura në redaksinë e Syri Televizon, janë zbuluar dhe kapur 20 karta vëzhguesish të falsifikuara, të cilat dyshohet se po përdoreshin për të futur në qendrat e votimit persona të paautorizuar.
Lutemi të shikoni me kujdes që komisionerët e PS mos të bëjnë fotot e pajisjes PEI. Ndalojiji pasi lidhen me KqZ për të parë kush ka votuar!”- shrkuan një qytetar.