Pasaporta europiane ne Lushnje/ Votim ne dollap rrobash!!! 2025 me Rilindjen
E pazakontë në fshatin Zhamë të Lushnjës!
Mungesa e një vendi të fshehtë nga KQZ për votuesit, duket se nuk është bërë pengesë për banorët e fshatit.
Një zgjidhje e shpejtë është bërë mëngjesit e sotëm, duke kthyer dollapin e vjetër në vend të fshehtë votimit.
A është kjo e lejuar dhe normale në ditën kur i gjithë vendi vendos për Kryeministrin e vendit?
Ndërkohë, një tjetër rast të pazakontë nga fshati Zhamë ka ndarë në rrjetin tij social FB, edhe gazetari Klodian Tomorri. Një vend votimi, i sajuar dhe i ngjashëm si ‘qymez’ pulash.
Këtë, gazetari e ironizon duke thënë që: Zhama e Lushnjës duhet shpallur pasuri e UNESCO-s.
Postimi i plotë:
Zhama e Lushnjës duhet shpallur pasuri e Unescos.
Garantim maksimal i fshehtësisë së votës.
Temën e paskan bërë si qymez pulash.