Alizoti: Ç’duan fletët e votimit, lista me vulë e një institucioni shtetëror në një lokal?

Alizoti: Ç’duan fletët e votimit, lista me vulë e një institucioni shtetëror në një lokal?

Gjatë konferencës për shtyp të kryetarit të PD, Sali Berisha, me kryetarin e degës së PD Elbasan, Blendi Himçi dhe drejtuesin Politik i PD në Elbasan, deputetin Tomorr Alizoti, ky i fundit shtroi pyetjen: ç’duan fletët e votimit, lista me vulë e një institucioni shtetëror në një lokal? Alizoti tha se, na japin këto rezultate të cilat përngjajnë me kohën e Maos dhe Koresë së Veriut.

Sali Berisha: Pra të grabisim me çdo çmim zgjedhjet, i garantoj se do të mbrojmë me çdo çmim votën.

Tomorr Alizoti: Le të shkojmë pak llogjikë, ç’duan fletët e votimit, lista me vulë e një institucioni shtetëror në një lokal? Ne nuk jemi hetues, ne jemi njerëz që bëjmë politikë. Kjo është për të treguar nivelin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Ju si njerëz, si media që mbani perceptimin e lartë demokratik, bashkë me ne duhet të jeni të shqetësuar, ç’duan fletët e votimit, listat e institucionit shtetëror, në një lokal çfarë duan. Na japin këto rezultate të cilat përngjajnë me kohën e Maos dhe Koresë së Veriut.

Kjo është logjika, çfarë duan këto në një lokal. Dhe këto janë ato që janë kapur sot, po sa mund të jenë në të gjithë Elbasanin, në të gjithë Shqipërinë, të pakapura.

Blendi Himçi: Unë nuk kam parë vula se nuk e kam kthyer nga mbrapa, por më duket se vula nuk kishin.

Share it :