Valë e re shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, largohen nga detyra “besnikët” e Veliajt
Kryetarja në detyrë, Anuela Ristani ka ndërmarrë hapa për të larguar një sërë zyrtarësh dhe punonjësish të afërt me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Mësohet se pas shkarkimit të Sara Goxhajt dhe Alban Dokushit, janë larguar edhe drejtori i Protokollit dhe drejtoresha e Shërbimeve Mbështetëse, së bashku me një numër punonjësish të tjerë, përfshirë shoferë, sekretare dhe staf mbështetës, disa prej të cilëve kanë shërbyer në bashki për më shumë se një dekadë.
Që nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj në shkurt të këtij viti, situata në Bashkinë e Tiranës ka qenë e trazuar me një sërë shkarkimesh e largimesh të zyrtarëve nga insitucioni, pjesa më e madhe e të cilëve janë konsideruar persona të afërt me Veliajn.