Berisha: Kërkojmë qeveri teknike, me një axhendë të përcaktuar! Të miratojë ligjet që lidhen me integrimi e zgjedhje të lira
Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë deklaratës së tij për mediat, theksoi qartë kërkesën e opozitës për një qeveri teknike me një axhendë të qartë dhe të kufizuar.
Sipas tij, një qeveri e tillë duhet të fokusohet vetëm në zgjidhjen e çështjeve që lidhen drejtpërdrejt me integrimin europian të Shqipërisë dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Berisha nënvizoi se rruga e vetme për zgjidhjen e krizës aktuale janë zgjedhjet e parakohshme, dhe për këtë kauzë, opozita do të angazhohet fuqishëm në bashkëpunim me të gjithë mbështetësit e saj brenda dhe jashtë vendit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë në Europë dhe më gjerë.
Pjese nga deklarata
Normalisht vetëm zgjedhje të parakohshme.
Pa diskutim.
Qeveri teknike, me një axhendë të përcaktuar, Të miratojë ligjet që lidhen direkt me integrimin dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kjo është kërkesa jonë, për të cilën do luftojmë me të gjithë mbështetësit tanë dhe miqtë tanë në Europë dhe në botë.