Kalaja: Per dosjen 184 në Dibër janë dënuar 4 persona që nuk kanë lidhje me çështjen

Kalaja: Per dosjen 184 në Dibër janë dënuar 4 persona që nuk kanë lidhje me çështjen

Avokatja Adriana Kalaja në një intervistë për emisionin Çim Peka Live, në Syri TV, foli në lidhje me padin që bëri për dosjen e Dibrës ku Altin Dumani nuk e lejoi.

Kalaja u shpreh se personi që mbylli dosjen 184 në Dibër është Esmeralda Keshi drejtuesja e prokurosisë në Dibër. Gjithashtu theksoi se për këtë dosje janë dënuar 4 persona që nuk kanë lidhje me çështjen

U vura në dijeni për disa fakte të reja të dosjës 184 dhe në muajin shkurt të këtij viti duke parë edhe entuziazimin që kishte Altin Dumani me Dumanët e tjerë, ju drejtova me një kallëzim penal SPAK-ut me prova të reja. Këto prova janë shokuese, ju ftoj që t’i nxirrni. Kam vërtetuar përpara SPAK-ut pse Vladimir Mara ka heq në mënyrë kriminale dorë nga gjykimi i dosjes së parë, duke argumentuar se kishte ngarkesë

Dosja e re vërteton lidhjen e Vladimir Marës me Sali Skurën. Kallëzimet kanë dy faqe përgjimi ku duket qartazi që dikush ndërhyn dhe pyet prokuronin a ka masa arresti. Ky personi është bashkëshorti i Esmaralda Keshit, drejtuese e prokurorisë në Dibër që mbylli dosjen 184. Për këtë dosje janë dënuar 4 persona që nuk kanë lidhje fare me çështjen.” – tha Kalaja.

Share it :