Berisha: Këto zgjedhje nuk do njihen kurrë

Berisha: Këto zgjedhje nuk do njihen kurrë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar prerazi se zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk do të njihen kurrë nga opozita, duke i cilësuar ato si një farsë të shëmtuar elektorale.

Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi intelektualë dhe analistë publikë si bashkëpunëtorë në përpjekjen për t’u shitur shqiptarëve krimin si sukses elektoral, duke i rreshtuar ata, sipas tij, përkrah karteleve kriminale dhe vetë kryeministrit Edi Rama

Ai kërkoi reflektim nga qytetarët, duke theksuar se vendi po përballet me një manipulim të hapur dhe të rrezikshëm të vullnetit të lirë.

Unë edhe njëherë deklaroj se këto zgjedhje kurrë nuk do njihen dhe se ata, të cilët përpiqen t’u shesin shqiptarëve krimin si sukses elektoral, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se rreshtojnë veten me kartelet, me Edi Ramën dhe me të gjithë autorët e farsës më të shëmtuar elektorale të majit 2025.

Share it :