Berisha: Ka vetëm një rrugë, largimin e Edi Ramës, qeveri teknike dhe përsëritjen e zgjedhjeve!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shorehur në konferencën me gazetarët se për largimin e Edi Ramës, ka vetëm një rrugë, që është qeveri teknike dhe përsëritja e zgjedhjeve.
“Për sa u përket etiketave që përdori Edi Rama, unë i them kaq, që e ka futur vendin në një fazë të re si kurrë më parë në 32 vite.
Dhe e garantoj se mijëra, mijëra shqiptarë, që e kanë tashmë të qartë se kanë tek Edi Rama armikun e betuar të votës së lirë, nuk do ia falin atij kurrë këtë farsë elektorale.
Sikundër shpreh bindjen dhe besimin tim se raporti i komunitetit ndërkombëtar, kundër të cilit Edi Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për ta ndryshuar, telefonata të pafundme, por nuk do t’ia arrijë.
Raporti do të jetë pasqyra më e vërtetë e kësaj farse, për të cilën edhe njëherë, fjalën do e kenë shqiptarët.
Ka vetëm një rrugë, largimin e Edi Ramës, qeveri teknike dhe përsëritjen e zgjedhjeve.
Asnjë alternativë tjetër nuk shpëton shqiptarët nga farsa elektorale e instaluar në Shqipëri”, tha Berisha.