Liria e fjalës, thelbësore’/ Ambasada e SHBA publikon mesazhin e Rubio: Kufizime vizash për zyrtarët e huaj
Mesazhi i sekretarit amerikan Marco Rubio, i cili njoftonte një politikë e re për kufizimin e vizave ndaj zyrtarëve dhe individëve të huaj që përfshihen në censurimin e qytetarëve amerikanë u shpërnda sot edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Në rrjetet sociale të ambasadës amerikane ripublikohet mesazhi i Rubio, i cili thekson se amerikanët janë përballur prej kohësh me përpjekje për t’u gjobitur, paditur apo shqetësuar nga autoritete të huaja për shkak të ushtrimit të lirisë së tyre të fjalës – një e drejtë që, sipas tij, është themelore dhe e patjetërsueshme.
Liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës – një e drejtë e lindur, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet,” thuhet në deklaratë
Sipas politikës së re, Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë më që individët që punojnë për të kufizuar këtë të drejtë të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në SHBA.
Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë. Qoftë në Amerikën Latine, Europë apo gjetkë, ditët e trajtimit pasiv për ata që punojnë kundër të drejtave të amerikanëve kanë përfunduar,” thuhet në mesazhin e Sekretarit Rubio.