Me fakte dhe prova/ Berisha: Ja si u tjetërsua vota e diasporës

Kreu i PD, Sali Berisha ka paraqitur para gazetarëve faktet që sipas tij tregojnë manipulimin me patronazhistë të votimeve të diasporës. Sipas Berishës mjafton një kërkim në profilin e Sinan Patozit, një prej patronazhistëve që merrnin pjesë në takimet e Taulant Ballës në Itali dhe kuptohet manipulimi gjigand që është bërë me votën e emigrantëve.

Berisha: Sot këtu kemi sjellë disa foto dhe video, që faktojnë se patronazhisti është personi që merr në dorë votën e diasporës. I cili drejtohet direkt nga famëziu Taulant Begojaris. Ja ku e keni. Krenar njëri me tjetrin për krimin që kryejnë. Ja ku është. Votat në duart e partisë së krimit

Ky është vetëm një episod, ose një dëshmi, një fakt. Ekzistojnë të tjera në të cilat votat e diasporës u shtetëzuan dhe u manipuluan në shkallën që deshi, partia e krimit.

Në shkelje të plotë të kontratës, dhe sigurisht ka vetëm një konkluzion: këto zgjedhje nuk mund të njihen kurrë.

Detyra themelore e çdo demokrati dhe demokrateje është, rikthimi i të drejtës së votës së lirë, largimi i Edi Ramës nga pushteti, qeveria teknike dhe vota e lirë.

Share it :