Presidenti i Kolumbisë: Grupi i Dritan Gjikës ka tentuar të më vr@së
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka bërë një deklaratë të fortë përmes një postimi në rrjetin social X, duke pretenduar se grup i shqiptarit Dritan Gjika ka tentuar të organizojë një atentat ndaj tij.
“Ky quhet karteli i trafikut të drogës, me qendër në Abu Dhabi. Ata kontrollojnë një rrjet prokurorësh dhe, nëpërmjet CTI-së, portin e Buenaventurës. Ata janë autorët e vrasjes së prokurorit paraguaian Pecci dhe kanë arritur të mbulojnë autorët e vrasjes brenda prokurorisë. Ata kanë tentuar të më bëjnë atentat pa sukses”, – shkruan Gustavo Petro.